1995

- Thirrje punonjësve të sektorit të Shëndetësisë, buxhetore dhe private.

- I kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, të Financës dhe Qeverisë këto zgjidhje.

- Përshëndetje Konferencës së Parë të PBDNJ-së.

- 18-25/03/1995 Angli

- Vizitë në Danimarkë (29 mars - 14 prill 1995)

- Intervistë me kryetarin FSSH Shqipërisë z. Minella Mano.

- Ministrit të Shëndetësisë z. Cikuli për firmosjen e k. Kolektive të Punës

- Më parë diagnoza, pastaj terapia ...

- Lajmërim.

- Fjala përshëndetëse në mitingun në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi".

- Arritje, probleme, perspektiva - intervistë me kryetarin e Federatës z. Minella Mano me rastin e katër vjetorit.

- Takim pune në Ministrine Shëndetësisë dhe Ruatjes së Mjedisit.

- Miratohet ndërmarrja e veprimeve sindikale, nga këshilli drejtues i Federatës.

- Mendime për politikën shëndetësore.

- Takim me zv/ministren e Financave z. Arjana Nati e drejtoren e buxhetit z. Mimoza Dhëmbi.

- Takim me Sekretarin e Shtetit për pushtetin z. Njasi Kosovrasti.

- Masmedias për konferencë shtypi.

- Deklaratë.

- Pesë vjetori i themelimit të Partisë Ekologjike Shqiptare.

- Takim me zv/sekretarin e përgjithshëm të PSI-së.

- Takim pune në telekomin shqiptar.

- Vendim, Këshillit Kombëtar, greva.

- Aktivitetet kryesore sindikale të Federatës, për gjashtë mujorin e parë të vitit 1995.

- Datë 10-14/10/1995: Greqi

- Konferenca tre palëshe mbi Politikën e Pagave në Shqipëri.

- Problemet e Lëvizjes sindikale, sot dhe në perspektivë - Nga Mbledhja e K. Kombëtar të FSSH Shqipërisë.

- 26-30/11/1995 Sllovaki

- Kërkojmë të respektojmë Marrëdhëniet juridike; drejtuar Cikulit, Dakli, Berisha, Meksi.

- Diktati ndaj sindikatave, kërcënim ndaj demokracisë

- Vëzhgim ... 1995

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Shqipërisë

Aktivitet kryesore Sindikale të Federatës së Shëndetësisë për 6-mujorin e parë të vitit 1995

15/02/1995 - Këshilli Kombëtar i Federatës së Shëndetësisë i kërkon për zgjidhje, Ministrisë së Shëndetësisë, Financave dhe Qeverisë, 5-kërkesa.

20/02/1995 - Kërkesa drejtuar Drejtorit të Telekomit Shqiptar, z. Kujtim Rama. Do të diskutohet gjëndja e vështirë e komunikimit të Qëndrave Shëndetësore dhe e personelit të urgjencave, mundësinë e krijimi të kushteve të domosdoshme të shërbimit.

28/02/1995 - Kërkesë për takim zv/kryeministrin e Ministrit të Financave z. Dylber Vrioni, lidhur me kërkesat e parashtruara për zgjidhje si, pagat, etj

Datë 18-25/03/1995 - Vizitë pune e Kryetarit të Federatës z. Minella Mano në Angli me ftesë të Sindikatës Unison. U konkludua për marrëdhënie dy - palëshe e ndihmë konkrete.

28/03/1995 - Thirrje, drejtuar Punonjësve të Shëndetësisë të Shqipërisë, për rolin e Federatës, domosdoshmërinë e aderimit dhe të kontributit të çmuar të tyre.

10/04/1995 - Kërkesë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë z. Maksim Cikuli, për takimin ku do të trajtohen e kërkohen zgidhjet e tyre me afate.

17/04/1995 - Fjala përshëndetëse në emër të Federatës së Shëndetësisë, mbajtur në Mitingun e organizuar në pallatin e Sportit Tiranë, për shqetësimet aktuale e zgjidhjet. Ju bë apel Ministrisë dhe Qeverisë të mos vonojë zgjidhjet e Federatës së Shëndetësisë.

18/04/1995 - Takim pune në Ministrinë e Shëndetësisë midis Federatës të përfaqësuar nga kryetari i z. Minella Mano dhe Ministrit z. Maksim Cikuli. U trajtuan kërkesat, mundësitë dhe koha e zgjidhjes. Pati disa zgjidhje, ngelen pa u zgjidhur dhe u la afat për pagat etj.

21/04/1995 - Mblidhet Këshilli Kombëtar i Federatës, i cili analizoi situatën dhe veprimet sindikale të mundëshme që do të ndërmerren për realizmin e kërkesave. Miratohet me votë unanime ndërmarrja e veprimeve sindikale në shkallë Kombëtare në grevë.

22/04/1995 - Grevë 1-ditore e punonjësve të Shëndetësisë. Marrin pjesë në grevë të gjithë anëtarët e Federatës së Shëndetësisë në interes të zgjidhjeve të tyre.

23/04/1995 - Festohet 4-vjetori i krijimit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë.

01/05/1995 - Festohet 1 maji, mbledhje e organizuar me këtë rast. Evidentohen arritjet dhe mos-arritjet, vihet përgjegjësia mbi Qeverinë dhe vendoset thellimi i lëvizjes sindikale deri në realizimin e kërkesavë të Federatës.

04/05/1995 - Mblidhet Komiteti Drejtues i K.S.SH. i cili diskutoi qëndrimet e Qeverisë ndaj Federatave si të qëllimshme e diktues, duke ju drejtuar K/Ministrit z. Aleksandër Meksi dhe për dijeni Presidentit të Republikës z. Sali Berisha, për takim ku do të diskutohet për zgjidhjet me rrugë demokratike e ligjore.

11/05/1995 - Takim pune në Ministrinë e Financave me zv/ministren znj. Arjana Nati dhe Drejtoreshën e buxhetit z. Minoza Dhëmbi. Grupi i Federatës kryesohej nga Kryetari z. Minella Mano, u bënë prezent kërkesat dhe u kërkua zgjidhje, sidomos përpagat.

12/05/1995 - Mblidhet Këshilli Kombëtar i KSSH i cili diskutoi për situatën e krijuar në përgjithësi e në veçanti për mbështetjen ndaj Federatës së Shëndetësisë etj, dhe për rrugët e realizimit. Prononcohen me firmat e tyre Kryetarët e Rretheve.

16/05/1995 - Njoftim mjeteve të informacionit, Radio-Televizionit, Partive Politike e Trupit Diplomatik për ditën e hënë datë 22 maj 1995 ku kryetari i Federatës së Shëndetësisë z. Minella Mano do të japë një konferencë për shtyp.

16/05/1995 - Përfaqësues së Federatës së Shëndetësisë të kryesuar nga z. Minella Mano morrën një takim pune me sekretarin e shtetit për pushtetin lokal z. Njazi Kosovrasti ku u diskutua rreth shqetësimeve të Federatës për mbylljen e e çerdheve në shumë rrethe të vendit. Ne propozuam si të realizueshëm privatizimin e tyre nga vetë punonjësit.

17/05/1995 - Prononcime të Kryetarit të Federatës kërkuar nga gazetarë të Masmedias, ndaj reagimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kërkesat.

22/05/1995 - Konferencë shtypi e kryetarit të Federatës së Shëndetësisë z. Minella Mano. Jepet një deklaratë për shtyp, sqarohen pozicionet dhe qëndrimet e Federatës ndaj kërkesave dhe Qeverisë, shpjegohen nivelet e rritjes së pagave dhe qëndrimet negative të Sindikatës së pavarur, si denigrues të Lëvizjes Sindikale Shqiptare.

Në fund ju dha përgjigje pyetjeve të bëra nga të pranishmit dhe Intervista shtypi.

22/05/1995 - Del vendimi nr. 249 datë 22/05/1995, i qeverisë "Për rritjen e pagave". Analizohet dhe shikohen mos-realizimet e plota të kërkesave të parashtruara, si dhe denoncohet Sindikata e Pavarur për pranimin e këtyre zgjidhjeve në dëm të punonjësve.

28/05/1995 - Mbledhje e Këshillit Kombëtar të Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Shqipërisë, për qëndrimin rreth Vendimit të Qeverisë për rritjen e Pagave këtij sektori. Këshilli kundërshtoi me forcë e argumenta dhe vendosi për Grevë 1-orëshe, 1-ditore. U zgjodh komisioni i grevës, prej 7 anëtarësh.

29/05/1995 - Fjala e mbajtur në emër të Federatës së Shëndetësisë nga kryetari i saj z. Minella Mano, në Kongresin e parë të K.S.Shqipërisë. Proncim për grevën.

30/05/1995 - Takim me Delegacionet e huaja që morrën pjesë në Kongres gjatë ditës dhe në Pritjen-Koktej të organizuar me këtë rast.

02/06/1995 - Zhvillohet greva 1-orëshe e paralajmëruar nga Federata në gjitha rrethet. Në grevë kanë marrë pjesë dhe anëtarë të Sindikatës tjetër dhe të pa sindikuar.

07/06/1995 - Organizimi dhe pjesëmarrja aktive në Grevën 1-ditore të Shëndetësisë në shkallë kombëtare. Pjesëmarrja e mirë dhe pati shumë mbështetje nga punonjësit. Televizioni heshti? Gazetat shkruajtën.

10/06/1995 - Prononcim në shtyp rreth realizimit të grevave dhe qëndrimet e mëtejshme.

14/06/1995 - Takim me Federatën e Shëndetësisë midis përfaqësuesve të kryesuar nga kryetari z. Minella Mano, dhe përfaqësues të PSI dhe CGIL, CISL, z. Alan Leather (zv/Sekretar i PSI) e z. Gianni Zampariolo (zyra ndërkombëtare CGIL, funksionet publike). - U trajtuan problemet sindikale, marrëdhëniet, perspektivat, pranimin në PSI.

15/06/1995 - Takim me Konfederatë me përfaqësues të PSI dhe CGIL, CISL.

U bisedua për njohjen dhe aktivitetin dy - palësh, thellimin e marrëdhënieve e kontakteve.

27/06/1995 - Takim pune me zv/drejtorin e telekomit shqiptar z. Aleksandër Biberaj.

Për të gjitha aktivitete e zhvilluara nga baza deri në qëndër është dhënë informacion strukturës së Federatës, të zgjedhurve, shtypit, radio - Televizionit.

Kryetari

Minella Mano

Tiranë, më 30/06/1995

 Viti 1996

- I kërkon për zgjidhje, Qeverisë

- Jo dhunës në Institucionet Shëndetësore

- Kongresi i Dytë i Partisë Social Demokrate

- Dilemë e simpatizantit sindikal

- 26/03/1996 Tiranë

- U mblodh Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë. B ilanci i punës 5-vjeçare.

- Tregues i shtrirjes sindikale

- Aktiviteti i deritanishëm sindikal, arritjet, pengesat dhe synimet për të ardhmen. ( Nga mbledhja e K.K. Kombëtar).

- Faks - Pranohet F.S.SH. Shqipërisë anëtare e PSI-së (Shërbimeve Publike Ndërkombëtare).

- Mano pret Xampariolin.

- Deklaratë e Federatës së Shëndetësisë.

- 28-31/05/1995 Tiranë

- F.S. Shëndetësisë nuk pranon zgjidhjen e Qeverisë për pagat. Grevë Kombëtare.

- 20-22/06/1996 Itali

- Takim me koordinatoren e ICFTU-së për Evropën Qëndrore e Lindore Ana Oulatar

- Jemi mënjanuar qëllimisht, jo ligjërisht. Drejtuar këshilltarit të Ministrisë së Shëndetësisë z. Petraq Cama.

- Letër z. Agron Gina e Valer Xheka - kolegëve të Pavarur të bashkëpunojmë.

- Shëndetësia është bërë për në spital. 13 pyetje në një. Përse mund të dështojë një program Qeverie?

- K.S.SH. - 16 shtator, grevë 1 orëshe.

- E pa realizueshme.

- Çështë shkolla sindikale.

- 17-19 shtator, grupi i punës i PSI-së për Europën Qëndrore dhe Lindore me sindikatat në Tiranë.

- Diskutim në Konferencën e datës 19 Shtator.

- Tregues i pjesëmarrjes në Grevën e Shëndetësisë datë 04 Tetor.

- Proçedurat e ndjekura për grevat e organizuara.

- Thirrje, punonjësve të sektorit të shërbimit shëndetësor.

- Strategjia e punësimit dhe mbrojtes shoqërore 1996-2000.

- Aktiviteti një - mujor '96

- Takime, biseda, mbledhje me këshilla sindikale, seksione e kolegë në Institucione (96)

Aktiviteti një mujor '96

Në datën 03/01/1996 - I kërkojmë takim pune Ministrit të Shëndetësisë, lidhur me kërkesat e parashtruara për zgjidhje.

Në datën 05/01/1996 - Ministri, cakton datën dhe orën e takimit, 10/01/1996.

në datën 06/01/1996 - I dërgojmë për njohje kërkesat tona Ministrit.

Në datën 06/01/1996, ora 09.00 - realizojmë takim me zv/Ministrin e Punës z. Fatmir Bektashi e Drejtorë të tjerë drejtorish. Në takim ne trajtuam domosdoshmërinë e nënshkrimit të Kontratës Kolektive nga ana e jonë me Ministrinë e Shëndetësisë. Pati debate sepse nga ana e tyre propagandohet aktiviteti i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë. Kjo bëhet duke keq interpretuar ligjin dhe Kodin e Punës, për efekte varësie të saj nga Pushteti i sotëm Politik. Në takim u kërkua takim ballafaques me Qeverinë.

Në datën 10/01/1996 - Ralizohet takimi me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të kryesuar nga Ministri z. Maksim Cikuli dhe me përfaqësues të Federatës së Shëndetësisë të kryesuar nga kryetari z. Minella Mano. U parashtruan 4- kërkesat, si dhe u fol gjerësisht në veçanti, duke lënë afate e grupe pune nga palët.

Nga ana e Ministrisë kërkesat u konsideruan të drejta dhe të mundshme për zgjidhje. Për problemet që ishin në kopetencë të Ministrive të tjera dhe Qeverisë u la të kryeshin takimet përkatëse në vazhdim.

Në datën 10/01/1996 - Takim pune në Qytetin e Lezhës, me përfaqësues të punëmarrësve të sektorit të shëndetësisë dhe të zgjedhur. Shqetësimet kryesore ishin ato të zgjerimit të lëvizjes sonë sindikale, nëpërmjet bindjes të individëve me punë dhe me aktivitetin tonë konkret e rezultativ. U trajtuan dhe probleme aktuale si, rritja e pagave reale, mbrojtja sindikale etj.

Në datën 16/01/1996 - I kërkojmë takim pune Ministrit të Financave, për të trajtuar problemin kryesor, atë të rritjes të pagave në nivelin e kërkuar nga Federata. U kërkua realizimi i saj shpejt.

Në datën 16/01/1996 - Takim pune me z. Valer Lubonja, përfaqësues i Konfederatës së Punëdhënësve Shqiptarë. Elementi kryesor ishte diskutimi rreth paqes sociale midis palëve. Nga ne u kërkua që instancat juridike të zbatonin Ligjet e miratuara dhe jo kë parapëlqenin e ndihmonin si deri më sot nga ata.

Në datën 17/01/1996 - Në vazhdim të takimeve me Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, bisedojmë z. Saimir Kadiu, Drejtor për Ekonominë. U diskutua për buxhetin e vitit, dhënë nga Qeveria për këtë sektor, si dhe projektet e perspektivat e saj.

Në datën 18/01/1996 - Duke gjykuar për të forcuar aktivitetin sindikal të Shëndetësisë në Shqipëri në interes të zgjidhjeve më të mira për punonjësit dhe si domosdoshmëri e kohës, Këshilli Kombëtar i Federatës së Shëndetësisë i drejtoi z. Agron Gina, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë të (B. S.P.SH). Vlerat e këtij bashkëpunimi do të ndjeheshin nga vetë punonjësit, sepse midis tyre ka probleme të njëjta dhe kërkojmë zgjidhje të njëjta. Deri tani nuk kemi asnjë prononcim direkt e zyrtar nga kolegët.

Në datën 19/01/1996 - Takim pune në Drejtorinë e Telekomit Shqiptar me z. Aleksandër Biberaj, zv/ Drejtor i saj. U trajtuan shqetësimet e Institucioneve për telefonizimin dhe perspektivat e tyre.

Në datën 30/01/1996 - Takim me z. Bujar Cani, Drejtor për marrëdhëniet me sindikatat në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes Sociale.

I parashtruam kërkesën për procedimin normal në nënshkrimin e K.K. të Punës, për të mos sjellë pengesa e shkaqe jo ligjore si vitin e kaluar. Pozicioni i tij ka qënë dhe është negativ dhe dëmtues për Federatën tonë.

Në datën 07/01/1996 - Aktiv i zgjeruar i Seksionit të shëndetësisë të rrethit të Durrësit, me pjemsëmarrës nga të gjitha institucionet shëndetësore shtetërore dhe private (stomatologe, farmaciste etj). Kryesisht u trajtua domosdoshmëria e forcimit të lëvizjes sindikale të Federatës, afrimi i të rinjve dhe grave si forca efektive e të interesuara për zgjidhje të problemeve. Diskutantët kërkuan rritje të pagave, nënshkrimin e K.K.të Punës etj.

Në datën 09/02/1996 - Në Ministrinë e Shëndetësisë, me këshilltarin e Ministrit, z. Petraq Cama u bisedua dhe u paraqit projekti i K.K. të Punës në Federatës sonë, si dhe u kërkua vazhdimësi e takimeve dypalëshe, deri në realizimin e saj.

Në datën 12/02/1996 - Takim me Ministrinë e Shëndetësisë me drejtorin e Ekonomisë z. Saimir Kadiu dhe z. Petraq Cama, jurist, këshilltar i Ministrit. U fol rreth zgjidhjeve të kërkuara dhe vazhdimësisë të bisedimeve dypalëshe.

Kryetari

Minella Mano

Tiranë, më 13/02/1996

 

Shërbimet e vitit 1996

Takime, biseda, mbledhje me këshillat sindikale, seksione e kolegë në institucione

Data 07/01/1996 - Në Elbasan

Data 10/01/1996 - Lezhë

Data 15/02/1996 - Skrapar

Data 24/02/1996 - Elbasan

Data 14/03/1996 - Pogradec

Data 21/03/1996 - Korçë - Laç

Data 27/03/1996 - Durrës - Fier

Data 10/04/1996 - Rrëshen

Data 12/04/1996 - Prrenjas

Data 09/05/1996 - Durrës

Data 29/05/1996 - Krujë

Data 30/05/1996 - Vlorë

Data 31/05/1996 - Durrës

data 14/06/1996 - Vlorë - Dhërmi

Data 11/07/1996 - Pogradec - Korçë - Ersekë - Leskovik

Data 04/09/1996 - Fier - Gjirokastër

Data 29/07/1996 - Korçë

data 16/08/1996 - Elbasan

Data 25/09/1996 - Korçë - Ersekë

Data 10/10/1996 - Durrës

Data 26/11/1996 - Korçë

Data 29/10/1996 - Përmet - Gjirokastër - Sarandë

Data 13/12/1996 - Korçë - Pogradec

Data 28/12/1996 - Shkodër

 

Viti 1997

- 04-09/02/1997 Slloveni

- Kongresit të tretë të Partisë Republikane.

- Aktivitete të Forumit për demokraci

- Deklaratë - Solidariteti - drejtuar studentëve të Universitetit - Vlorë

- Deklaratë (Forumi për Demokraci)

- Ministrit të Shëndetësisë, Kalenja urime dhe takim me ju.

- Kërkesa Qeverisë, Fino

- Takim punë në Ministrinë e Shëndetësisë - emergjencat.

- Mesazh nga PSI-ja.

- Hans Engelbertit - përgjigje Faksit, 25 marsit '97, për solidaritetin.

- Deklaratë - Jo plumba për mjekët, por respekt ndaj profesionit human të tyre.

- Luminal?!

- Bashkëpunimi ndërsindikal profesional-shqiptar në tavolinën e bisedimeve.

- Informacion - Kjo periudhë afroi politika të këqija, akte çmendurie dhe çmim të lartë nga shqiptarët për Shqipërinë.

- 15-17 Maj '97 Çeki

-Kualifikim sindikal në Danimarkë.

- Pyes veten, ç'ndodh sot?

- 15-21/06/1997 Rusi

- Populli zgjedh alternativën e Majtë.

- Parlamenti shqiptar, 155 deputetë

- Ministrave të ri të koalicionit, urime dhe kërkesa për dialog.

- Qeverisë për zgjidhje me afate.

- Mendime dhe qëndrime ndaj një programi.

- Respekt ndaj profesionit human.

- Takim pune me Ministrin Solis

- Takim me Presidentin Meidani

- Propozim për dekorim - urdhëri "Nënë Tereza" për spitalet e Janinës.

- Nënshkruhet marrëveshja, Mano - Zavalani. Një shpresë...

- Q. Spitalore Universitare Tiranë merr emrin e humanistes "Nënë Tereza"

- Homazh për N. Terezën, qirinj të ndezur në shenjë nderimi.

- Fatos Nano - informon

- 21-28/08/1997 Turqi

- 26-27/09/1997 Itali

- Seminar në Korçë

- Këneta e Maliqit (përkujtohet)

- Seminar në Burrel

- Kualifikim në Greqi

- Seminar në Tiranë

- Solis, përshëndet Kongresin Sindikal në Japoni.

- Kërkesë për propozim Q. Shëndetësore Klos të marrë emrin e Dr. Taisa Uzllova.

- 10-14/11/1997 Japoni

- Konferencë Kombëtare tre palëshe.

- Rogner - delegacioni i Kryetarëve të grupeve politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

- Seminar në Tropojë.

- Vendim.

- Okulistja ruse në Shqipëri

- Konferenca Kombëtare e Partisë Socialiste.

- Aktivitete jashtë vendit

- Aktivitete brenda vendit.

Aktivitete jashtë vendit 1997

S lloveni - 21-27/01/1997

Çeki - 13-18/05/1997

Rusi - 15-21/06/1997

Turqi - 15-22/08/1997

Itali - 22-24/10/1997

Japoni - 06-15/11/1997

 

Aktivitete gjatë vitit 1997

S hkodër - 07/01/1997

Elbasan - 09/01/1997

Pogradec - Korçë - 14-15/01/1997

Korçë - 24/01/1997

Elbasan - 25/01/1997

Vlorë - 25/02/1997

Durrës - 07/05/1997

Burrel - 17/09/1997

Librazhd - Pogradec 04-06/09/1997

Korçë - Devoll - 04-06/09/1997

Durrës - 07/09/1997

Lushnjë - 02/10/1997

Korçë - Devoll 04/10/1997

Maliq - 14/10/1997

Durrës - 20/11/1997

Kurbin - 3/11/1997

Elbasan - 06/12/1997

Shkodër - 10/12/1997

 

 

Përm bledhja, deri më 23 prill 1998

- Urime për vitin e ri ’98 nga kolegë.

- A ka funksionuar Urdhëri i Mjekut.

- Vërejtje për Kodin e Punës drejtuar Ministrisë së Punës

- Kërkesë z. Solis.

- Përshëndetje e kryetarit të Federatës dërguar Kongresit të Dytë të S.P të Shëndetësisë.

- Takim me drejtues të Ministrisë

- Takim i zgjeruar me sindikalistë të rrethit Durrës

- Marr pjesë i ftuar në Kongresin e Dytë të B.S.P.SH-së

- Takim me z. Zavalani

- Takim në Ministrinë e Shëndetësisë, A bazi - Mano

- Këshilli i ri Kom bëtar i Federatës (skema)

- Takim me sektorin juridik

- Përvjetori i protestave (Vlora ’97)

- Shqetësimet bëhen prezentë

- Mano - Zavalani për Kontratën

- Takim në presidencë me z. Daut Gumeni dhe z. Gjergj Leka

- Takim me znj. Valdete Sala

- Ceremoni dekorimi në Janinë - Greqi

- 5-6/03/1998 Bullgari

- Ndihmë nga Sindikatat Turke

- Peticion

- Vendim - lajmërim

- Dialogu social

- Takim Solis - Leka - Mano, përsëri kontrata

- 05-07/04/1998 Greqi

- Takim Bala - Abazi, Shkodër

- Përsëri krimi godet shëndetësinë, Shkodër. Deklaratë

- Grevë

- Z. Mano viziton mjekun Çulaj dhe bisedon me kolegët e revoltuar.

- Shtypi për ngjarjen

- Krimi godet çdo ngjyrë. Plumba. Dhunim i institucioneve shëndetësore

- Ceremoni inagurimi

- Kualifikim sindikal

- Konferenca e Tretë Kom bëtare e Federatës

- Vlerësohen sindikalistët për shtatë vjetorin

- Zgjedhjet

- O bjektivat

- Kërkesat

- Aktiviteti 4-mujor ‘98

- Një fillim i guximshëm, mesazh...

Aktiviteti 4-mujor 1998

dt. 09/01/1998 - Ersekë

dt. 10/01/1998 - Pogradec - Bilisht

dt. 11/01/1998 - Korçë

dt. 13/01/1998 - Durrës

dt. 19/01/1998 - Vlorë

dt. 20/01/1998 - Lushnjë-Fier

dt. 21/01/1998 - Durrës

dt. 22/01/1998 - Berat

dt. 24/01/1998 - Fier - Lushnjë

dt. 26/01/1998 - F. Krujë

dt. 29/01/1998 - Librazhd-Pogradec-Bilisht

dt. 30/01/1998 - Bilisht

dt. 31/01/1998 - Elbasan

dt. 04/02/1998 - Pogradec

dt. 07/02/1998 - Berat

dt. 08/02/1998 - Shkodër

dt. 09-10/02/1998 - Vlorë

dt. 18/03/1998 - Burrel

dt. 21/03/1998 - Pogradec - Bilisht

dt. 22/03/1998 - Korçë

dt. 24-25/03/1998 - Burrel - Klos - Bulqizë, Peshkopi.

dt. 11/04/1998 - Shkodër

dt 13/04/1998 - Tepelenë

 

 

 

 



Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.