Këshilli Drejtues i Federatës ka këto detyra :

 

1. Përfaqëson organizatat anëtare, seksionet e këshillat sindikale të profesionit përkatës, në organet shtetërore, në institucionet, në klinikat publike ose ato private dhe ndjek zgjidhjen e problemeve që ngrihen prej tyre në institucionet përkatëse e deri në Qeveri e Parlament.

2. Përcakton drejtimet dhe problemet kryesore të Marrëveshjes /Kontratës Kolektive të Punës, që lidhet midis Federatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Federat ës dh e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, etj.

3. Për plotësimin/realizimin e kërkesave të ligjshme në interes të anëtarëve, mbështet veprimtarinë e Seksioneve dhe Grupimeve të ndryshme Sindikale, organizon mitingje e manifestime, përdor mjetet e informacionit masiv e forma të tjera të lëvizjes sindikale.

4. Vendos për organizmin e Grevës në shkallë Kombëtare, komisionin dhe afatin e saj.

5. Propozon pranë organeve kompetente përmirësimet dhe ndryshimet e nevojshme të Legjislacionit të Punës, etj.

6. U jep Seksioneve dhe Këshillave Sindikale ndihmë dhe mbështetje, për çështje metodike, organizative, juridike, etj, si dhe organizon punën për përgatitjen, kualifikimin dhe aftësimin e anëtarëve të zgjedhur nga Seksionet dhe Këshillat Sindikale.

7. Miraton buxhetin vjetor të Federatës, përcakton burimet e të ardhurave nga pronat, aktivitet e tjera financiare, kuotat e anëtarësisë dhe zërat e shpenzimeve.

8. Zgjedh 2 (dy) zëvendës presidentët/tet, njëra prej të cilave duhet të jetë femër, me kandidatura alternative dhe me votim demokratik të pranueshëm.

9. Zgjedh kryesinë e Federatës, prej 5(pesë) anëtarësh.

 

  1. Zgjedh Komisionin e Kontrollit të Financave dhe të Garancive Statutore të Federatës, të përbërë prej 5(pesë) anëtarësh.

 

  1. Zgjedh përfaqësuesit e Federatës për në Këshillin Kombëtar të Konfederatës.  
  1. Përcakton strukturën organizative.

 

  1. Në konsultim me Seksionet Sindikale përkatëse, vendos se në cilat institucione/qytete, do të ketë Kryetarë/e Funksionarë (me pagesë, me shpërblim) si dhe mënyrën e përballimit të pagesës së tyre.

 

  1. Këshilli Drejtues i Federatës, vendos të shpallë thirrjen e Kongresit të Federatës, si dhe përcakton normat e përfaqësimit e mënyrën e zgjedhjes së delegatëve.

 

  • Vendimet e Këshillit Drejtues të Federatës merren me votimin pro të shumicës së anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje, me përjashtim të pikave 6,7 të nenit 11.

Këshilli Drejtues i Federatës, mblidhet jo më pak se 2(dy) herë në vit.

NENI 16

Kryesia e Federatës

a / Kryesia e Federatës përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, të cilët janë:

* Presidenti/tja,

* dy zv/presidentët/tet, (një prej të cilave do të jetë grua/femër)

* përfaqësuesi/sja i/e rinisë/studentëve dhe

* një anëtar/e tjetër.

b/ Kryesia si rregull mblidhet një herë në muaj dhe sa herë që gjykohet.

 c/ Në mungesë të Presidentit/tes për arsye të justifikuara, Presidenti/tja i/e Federatës ngarkon njërin nga zv/presidentët/tet për drejtimin e Kryesisë dhe të Federatës.

d/ Kryesia cakton pagën, shpërblimet dhe shpenzimet e tjera administrative të funksionimit të Federatës, për presidentin e Federatës.

e/ Kryesia emëron të punësuarit dhe përcakton detyrën dhe pagën e tyre.

f/ Kryesia përgjigjet për kualifikimin dhe arsimimin sindikal.

g/ Kryesia realizon vendimmarrjen, lidhur me përbërjet e delegacioneve si dhe vizitat e punës e pjesëmarjet në sindikatat partnere të vendeve të tjera.

h/ Mbledhjen e Kryesisë e thërret dhe e drejton Presidenti/tja i/e Federatës.

Kryesia e Federatës ka për detyrë:

 

  • Të organizojë punën dhe të ndjekë zbatimin e detyrave të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i Federatës.

 

  • Të vendosë dhe drejtojë mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës dhe të përgatisë dokumentet që do të parashtrohen.

 

  • Të organizojë e të drejtojë punën e të punësuarve/specialistëve të Federatës.

 

  • Të miratojë nivelin dhe përbërjen e Delegacioneve që do të përfaqëdojnë Federatën në veprimtaritë Sindikale Ndërkombëtare.

 

  • Të ndjekë zbatimin e buxhetit e të planeve ekonomiko-financiare të Federatës dhe të raportojë për këto përpara Këshillit Drejtues.

 

  • Të koordinojë dhe të kontrollojë veprimtarinë e Seksioneve dhe të Këshillave Sindikalë të qyteteve/Rretheve/qarqeve.

 

  • Kryesia e Federatës miraton zgjedhjen e Kryetarit të seksionit të shëndetësisë të qytetit, rrethit apo qarkut dhe ka të drejtë të propozojë revokimin e tij, kur ai/ajo nuk plotëson kriteret, nuk kryen detyrimet si dhe nuk vepron në përputhje me politikën sindikale të Federatës.

NENI 7

Presidenti i Federatës

Presidenti/tja i/e Federatës, përgjigjet për veprimtarinë e Federatës në shkallë Kombëtare e Ndërkombëtare.

Presidenti/tja i/e Federatës:

 

  • Përfaqëson Federatën në takimet dhe veprimtaritë me: Organet Shtetërore, Ministritë, Qeverinë, Parlamentin, Institucionet Ndërkombëtare, Pushtetin Vendor, Gjykatat, Sindikatat Partnere, Avokatin e Popullit, Përfaqësit ë Diplomatike, Organizatat Shoqërore, Shoqëritë, Firmat Private, Mjetet e informacionit brenda vendit si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

  • Nënshkruan në emër të Federatës, Kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Autoritetin Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Punëdhënësit në shkallë kombëtare, firmos marrëveshje e deklarata të ndryshme me Qeverinë, Sindikata e grupime shoqërore, Institute Studimore, Parti Politike, etj.

 

  • Drejton mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së Federatës, sipas kompetencës statutore.

 

  • Drejton politikës e Federatës në marrëdhëniet me Organizmat Sindikale ndërkombëtare.

 

  • Me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të Këshillit Drejtues, thërret mbledhjen e këtij këshilli.

NENI 18

Këshilltarët

Kur gjykohet e arsyeshme nga situata të krijuara, në interes të përfitimit sindikal - profesional, social - ekonomik, të drejtash - barazish, trainues - kualifikues, pranë kryesisë së Federatës dhe nën drejtimin e presidentit të saj, ngrihen grupe specialistësh konsultative, që veprojnë brenda strukturës së Federatës, ose jashtë saj, me simpatizantë, me profesorë, me specialistë e të tjerë, me programe dhe me projekte të miratuara e me afate kohore të përcaktuara.

NENI 19

Seksioni Sindikal i Shëndetësisë

a / Në qytete (rrethe apo qarqe) krijohet Seksioni Sindikal i Shëndetësisë së Federatës, i cili koordinon veprimtarinë e Këshillave Sindikalë të institucioneve Shëndetësore, Publike dhe Private.

b / Ai përbëhet nga 7-10 persona, të profesioneve të ndryshme brenda profesionit të Shërbimeve Shëndetësore.

c / Seksioni zgjedh kryetarin/ren dhe N/Kryetarin/ren e tij, me votim demokratik.

d /Kryetari/rja i/e Seksionit Sindikal të Shëndetësisë të qytetit, është i zgjedhuri/anëtari i Këshillit Drejtues të Federatës.

e /Kryetari i Seksionit Sindikal mban lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë dhe Presidentin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë.

f /Kryetari i Seksionit Sindikal, zhvillon bisedime së bashku me kolegë të tjerë të zgjedhur ose jo, me të gjitha institucionet dhe individët drejtues të Shëndetësisë si dhe me pushtetin vendor e pushtete të tjera partnere, duke firmosur në emër të Federatës Kontratën Kolektive të Punës, në Nivelin e dyt ë e më pas ai informon Federatën, të interesuarit dhe depoziton atë në Zyrën e Punës së qytetit /rrethit /qarkut.

g /Seksioni revokon kryetarin dhe n/kryetarët, kur aktiviteti dhe qëndrimi i tyre bie ndesh me Statutin dhe vendimet e strukturave të Federatës.

h /Seksionet Sindikale kanë Selinë e tyre për aktivitetin sindikal.

i /Seksioni sindikal zgjedh delegatët përfaqësues, për në Kongresin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë.

Kryetar i delegatëve të seksionit sindikal të Qytetit /Rrethit /Qarkut është Kryetari i Seksionit përkatës, i cili përgjigjet për çdo ecuri.

j /Seksioni Sindikal në bashkërendim me strukturat drejtuese të Federatës dhe kompetencat statutore përkatëse, organizon punën për forcimin e të gjitha strukturave dhe realizimin e objektivave në vazhdimësi.

k /Seksioni Sindikal mblidhet për të analizuar zhvillimet dhe ndryshimet kohore 1 (një) herë në 3 (tre) muaj dhe sa herë i nevojitet kur gjykohet e domosdoshme apo urgjente.

Mbledhjet quhen të vlefshme kur janë prezent shumica e anëtarëve të zgjedhur në seksion.

Mbledhjet pasqyrohen në protokollet përkat ëse dhe vendimet duhet të mirren me mirrëkuptim ose me votim shumice e më pas të firmosen prej të pranishmëve për t’u zbatur nga strukturat përgjegjëse.

NENI 20

Këshilli Sindikal i shëndetësis ë

a/ Në institucionet shëndetësore, të punësuarit, pavarësisht nga numri, krijojnë këshillin sindikal si njësia bazë e funksionimit të Federatës dhe mbrojtjes së interesave të tyre.

b/ Anëtarësia në këshillin sindikal është vullnetare, e lirë dhe padallime.

c/ Individi i anëtarësuar në F.S.SH.Shqipërisë, duhet të pranojë statutin, duhet të jetë i interesuar dhe aktiv, sipas nivelit që përfaqëson dhe përgjegjësinë që ka marrë ndaj kolegëve, si dhe të paguajë rregullisht kuotën e antarësisë, duke i/e zbritur atë(kuotën) nga listëpagesat, një herë në muaj apo në disa muaj sipas marrëveshjeve të arritura midis palëve(neni 117/2 i Kodit të Punës).

d/ Prej kohës së anëtarësimit, individi i detyrohet për 2(dy) vjet në vazhdim grupimit sindikal për të paguar kuotën përcaktuese, ashtu sikurse detyrimet e palëve janë reciproke dhe duhen respektuar.

e/ Anëtari i Federatës i gëzon të gjitha të drejtat e shkruara dhe të miratuara në këtë statut.

f/ Ai/ajo si anëtar/e ka të drejtë të zgjidhet në të gjitha nivelet e strukturat sindikale, bazuar në konkurimin, aftësitë dhe demokracinë e votimit.

g/ Këshilli sindikal(të zgjedhurit dhe të tjerët) punojnë për informimin e njerëzve mbi rolin e Federatës /Sindikatës për ta dhe nevojën që ky grupim ka për të gjitha kontributet e tyre.

h/ Këshilli sindikal realizon plotësimin e listave/deklarimeve të anëtarëve që i bashkëngjiten këtij grupimi.

Lista e anëtarësisë është Tip i miratuar nga kryesia e Federatës dhe e shpërndarë në strukturat përkatëse për zbatim.

Asnjë i zgjedhur apo seksion e këshill sindikal, nuk ka të drejtë të përdorë të tjerë formate/lista për anëtarësim, sikundër nuk i lejohet ti përdori ato për interesa personale dhe pa autorizimin përkatës nga strukturat përgjegjëse.

i/ Listat e anëtarësisë mbasi përfundohen, dorëzohen tek kryetari i seksionit Sindikal të shëndetësisë të qytetit/rrethit/qarkut, ose drejtpërdrejt në Kryesinë e Federatës në Tiranë, duke mbajtur në Këshillin Sindikal kopjen për strukturën që përfaqëson.

j/ Këshilli informon punëdhënësin për organizimin dhe funksionimin e Federatës në atë institucion, duke i dorëzuar një kopje të listës dhe duke i kërkuar partneritet, bazuar në legjislacionin ndërkombëtar dhe kombëtar.

k/ Këshilli sindikal zgjedh kryetarin/ren dhe 2(dy) nënkryetarë/re, të cilët i përfaqësojnë në Seksionin sindikal të shëndetësisë të qytetit, rrethit e qarkut përkatës.

l/ Këshilli Sindikal mblidhet 1(një) herë në 3(tre) muaj, për të analizuar dhe vendosur mbi përparësit ë e punës dhe zhvillimet sindikale dhe profesionale në institucion e më gjerë.Vendimi është i vlefshëm kur votohet nga shumica e anëtarëve, të pranishmëve në atë takim.

Kapitulli i gjashtë

Dekorata, tituj nderi, vlerësime

NENI 21

Për të vlerësuar mendimin pozitiv, aktivitetin krijues e vazhdues, kontributin dhe sakrificën individuale, sindikale e pofesionale të anëtarit të Federatës ose joanëtarit, por që qëndimi e vlera e tij janë për t’u respektuar e vlerësuar si detyrim moral, shoqëror e sindikal nga ana e Federatës së Shëndetësisë, jepen tituj të veçantë nderi, dekorata, urdhëra e vlerësime si:

  • President Nderi i Federatës

 

  • Urdhëri “Nënë Tereza”

 

  • Dekorata “Sindikalisti”

 

  • Anëtar Nderi i Këshillit Drejtues të Federatës

 

  • Vlerësime të tjera…

- Për të përcaktuar saktë vlerën dhe nivelin e Titullit të Nderit, që i jepet individit të përcaktuar, bëhet shoqërimi me motivacionin dhe dekoratën përkatëse.

-Format e vlerësimit mund të jenë të ndryshme si:

morale, financiare, shpërblime, pushime, turizëm si dhe aktivitete të tjera.

-Titulli i Nderit shoqërohet me Çertifikatën përkatëse, Emblemën, Flamurin dhe sende të tjera të identitetit e informimit të Federatës së Shëndetësisë.

-Titujt e Nderit janë në kompetencë të Kryesisë së Federatës dhe

të Presidentit të saj.

-Ato jepen si individ, grupim, institucion brenda dhe jashtë vendit,

gjatë jetës dhe pas saj.

Kapitulli i shtatë

Komisioni i Kontrollit të Financave dhe i Garancive Statutore

NENI 22

Pranë F.S.SH.SH. krijohet Komisoni i Kontrollit të Financave dhe i Garancive Statutore i përbërë prej 5 (pesë) personash të profesioneve të ndryshme përfaqësuese si: juristë, ekonomistë, mjekë, infermierë, etj.

Mbas miratimit në Kongres, Komisioni kontrollon veprimtarinë ekonomiko-financiare të Federatës, zbatimin e Statutit dhe veprimtarinë e strukturave të saj.

Komisioni si rregul mblidhet 2 (dy) herë në vit.

Në raste të caktuara veprohet më shpesh.

NENI 23

Të drejtat dhe detyrat e komisionit

Komisioni i Kontrollit të Financave dhe i Garancive Statutore,

ka këto të drejta dhe detyra:

a- Të kontrollojë zbatimin e buxhetit, përdorimin e drejtë të mjeteve financiare dhe mirëadministrimin e pasurisë së anëtarëve.

b- Ushtron kontroll ndihme në veprimtarinë e forumeve e të aparateve, për zgjidhjen e kërkesave e ankesave të anëtarëve.

c- Kur Komisioni konstaton shkelje të disiplinës financiare dhe shpërdorim të pasurisë së organizatës, i propozon Këshillit Drejtues masa disiplinore dhe kur konstaton shkelje ligjore, ka detyrë dhe të drejtë ta kalojë çështjen në proces gjyqësor.

d- Komisioni ndërmerr veprime dhe me rekomandimin e Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe Titullarit të Federatës, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat duhet t’i përfundojë në periudhën prej 4 (katër) javësh.

e- Për mosmarrëveshje financiare me Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe Federatat e tjera në përbërje të saj, Komisioni studion problemin dhe del me propozime konkrete para Kryesisë ose Këshillit Drejtues të Federatës, për ndjekjen dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes me proçedura juridike.

f- Komisioni i Kontrollit i zhvillon mbledhjet e tij, kur në to marrin pjesë 2/3 e anëtarëve.

g- Komisioni revokon Kryetarin dhe N/Kryetarin, me 2/3 e votave të tij.

Kapitulli i tetë

Burimet financiare të Federatës

NENI 24

Të ardhurat financiare të Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë, sigurohen nga pronat në përdorim, nga kuotat e anëtarësisë dhe veprimtaritë e tjera të mundshme ligjore, financimet e ndihmat e Sindikatave e Qëndrave Sindikale Botërore, Sponsorizimet e Firmave apo Personave Privatë, si dhe nga vënia në shfrytëzim e Pasurisë dhe Objekteve Ekonomike që Federata e Shëndetësisë ka në bashkëpronësi me K.S.SH-në.

Pronë e Federatës janë të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme që janë, krjohen apo i jepen në pronësi më vonë.

NENI 25

Fondi rezervë

Me vendim të Këshillit Drejtues të Federatës,

krijohet fondi rezervë i Federatës, i cili ka si qëllim:

1- Fondin për Grevat

2- Fondin për Aksidentet

3- Fondin për Fatkeqësitë

4- Fondin për Pensionet

5- Fondin për Botime

6- Fondi për Studime

7- Fondin për Edukim Profesional

8- Fondin për Kongrese e Konferenca

9- Fondin për Aktivitete Edukative, shlodhëse, etj.

10- Fondi për Kuotat e anëtarësisë Ndërkombëtare.

NENI 26

Kuotizacioni

a/ Kuotizacioni (kontributi) i anëtarëve të Federatës, është jo më pak se 0.5% të pagës mujore.

b/ Të ardhurat që sigurohen, që mblidhen(me nr. llogarie bankare dhe dorazi me mandat arkëtimi) nga kuotizacioni i anëtarësisë, derdhen në Numrin e Llogarisë së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, në Tiranë.

c/ Individët e zgjedhur janë përgjegjës ndaj strukturave të Federatës, për mosinteresimin dhe mosgrumbullimin, vonimin apo abuzimin me kuotat, sipas numurit të anëtarëve dhe nenit përkatës në statut.

d/ Shpërndarja e tyre bëhet sipas vendimit të Kryesisë së Federatës, bazuar në kërkesat, domosdoshmërinë, fushën e përdorimit dhe projektin përkatës.

NENI 27

Pronësia

Pronar i mjeteve dhe i pasurisë së luajtëshme e të paluajtëshme,

që disponon Federata me ligj, është Këshilli Drejtues i Federatës.

NENI 28

Buxheti

Këshilli Drejtues i Federatës në fillim të çdo viti, me miratimin e buxhetit, miraton edhe kriteret e shpërndarjes së të ardhurave.

NENI 29

Afatet kohore të derdhjes së kuotave

 Kontributi i anëtarëve të Federatës është pranuar dhe i detyruar, prandaj duhet të bëhet periodikisht derdhja e tij, kundrejt numrit të anëtarësisë nga çdo Këshill Sindikal i institucionit Shëndetësor përkatës.

Në rast të mosderdhjes me afate dhe mos derdhje vjetore, caktohet afati maksimal i likuidimit të tyre, i cili për vitin paraardhës është janari i vitit në vazhdim.

NENI 30

Vërtetësia e anëtarësisë

Anëtarësia e Federatës, në Sindikatat e Spitaleve, poliklinikave e institucioneve të tjera Shëndetësore, Studimore e Shkencore e të përkujdesjes për shëndetin, si ato Publike ashtu dhe private, vërtetohet në bazë të listës/deklarimit të anëtarëve të saj, e që mbahet nga strukturat e Federatës, me Emblemën/logon, nënshkrimin e të zgjedhurit dhe vulën e Federates së saj.

Kapitulli i nëntë

Struktura të veçanta

NENI 31

Komisioni i Gruas dhe i Rinisë

1/ Brenda strukturës së Federatës, për nevojën e kontributit dhe kapacitetet e grave/femrave dhe rinisë e studentëve, ngrihen komisionet përkatëse, të cilët përbëhen nga të zgjedhurit brenda strukturave të Këshillit Drejtues të Federatës.

2/ Komisionet zgjedhin drejtuesit e tyre, duke përcaktuar së bashku detyrat dhe përparësitë.

 Organet/individët e zgjedhur/a të strukturës së Federatës, nga qendra deri në Këshillat Sindikalë të institucioneve Shëndetësore, mbrohen me ligj.

 NENI 32

Organet Drejtuese të Federatës, zgjidhen në mënyrë demokratike, nga poshtë-lart, japin llogari para zgjedhësve të tyre dhe janë të revokueshëm prej tyre në çdo moment që gjykohet e tillë.

Drejtuesit Kryesorë (të mandatuarit) e Federatës, nuk duhet të jenë njëkohësisht edhe drejtues të Partive Politike.

 NENI 33

Të zgjedhurit

Të zgjedhurit e Seksioneve, Këshillave Sindikalë, nuk mund të largohen nga puna që kryejnë nga ana e punëdhënësve, publikë apo privatë, pa marrë paraprakisht miratimin e Sindikatës përkatëse që i ka zgjedhur e që ai/ajo i përfaqëson.

NENI 34

E drejta e informimit

Të zgjedhurve në organet Drejtuese të Federatës u njihet e drejta të hyjnë pa pagesë e pa pengesë në institucionet Shtetërore të vendit, Dikastere të tjera me qëllim kryerjen e aktiviteti sindikal, sipas Mandatit dhe Statutit të tyre.

NENI 35

Përfundimi i mandatit

Të zgjedhurit e Federatës e të Seksioneve Sindikalë të Shëndetësisë, të cilëve u mbaron mandati, e nuk rizgjidhen në vazhdim, Federata ka për detyrë të bëjë përpjekje për sistemimin e tyre në punë, sipas profesionit, brenda strukturës së Federatës, apo në institucione të tjera Shëndetësore, sipas institucioneve përkatëse.

NENI 36

Pushimi i aktivitetit

 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë,

pushon së ekzistuari kur:

a/ Zvogëlohet numri i an ëtarëve, nën numurin e parashikuar me ligjin për njohjen dhe funksionimin e saj si Federatë/Sindikatë.

b/ Mendohet se ka realizuar synimin dhe misionin e saj dhe kur nga strukturat vendimmarëse në kongresin e saj mbështetur në Statutin dhe rregulloren merret vendimi për pushim të aktivitetit të mëparshëm.

c/ Paraqiten ato raste dhe faktorë që dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë e parashkruajnë të tillë, pra mbyllje të veprimtarisë.

NENI 37

Selia, Flamuri, Emblema e Vula

 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë(F.S.SH.SH) shtrihet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit, ka anëtarët e simpatizantët e vet në sektorin e shërbimeve Shëndetësore, Publike e Private, ka Flamurin, Emblemën, Vulën dhe numrin e vet të llogarisë bankare.

Flamuri është me fushë të bardhë, në mes një rreth me ngjyrë jeshile/të gjelbër, ku një figurë njeriu e vijëzuar dallohet e në të zemra me shënim vitin 1991 (data e krijimit dhe e funksionimit të saj) dhe en ët e gjakut me ngjyrë të kuqe.

Një vijëzim tregues i një elektrokardiogrami pasqyrohet me ngjyrë të verdhë.

Anash në formë katrori me ngjyrë jeshile/të gjelbër shkruhet “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë”

Këto tregues përbëjnë edhe emblemën / logon e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë.

Vula është katrore dhe brenda saj gjendet emblema / logoja e Federatës me ngjyrë jeshile/të gjelbër.

NENI 38

Selia/zyrat e Federatës

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë e ka selinë qëndrore në Kryeqytet – Tiranë (propozuar e vendosur në konferencën e parë të saj,

më datë 23/04/1991, zhvilluar në Durrës).

Përmirësimet dhe ndryshimet në Statut :

janë realizuar në vite,

gjatë kryerjes së aktivitetit sindikal dhe studimit të rasteve,

gjatë analizimit dhe gjykimeve të situatave dhe ngjarjeve të caktuara,

gjatë zhvillimeve negative dhe zgjidhjeve pozitive,

me përftimin e eksperiencave të tjera të vendit dhe të huaja,

si dhe janë mbështetur në kërkesat e vetë anëtarëve dhe

të strukturave funksionale të Federatës,

nga nevoja e demokratizimit të vendimmarjeve,

nga domosdoshmëria e shtimit të lirisë dhe të pluralizmit,

nga ndjenja e detyrës funksionale dhe sidomos nga kuptimi i rolit të opozitës,

nga kërkesa e rritjes të profesionalizmit, të kualifikimit dhe të cilësisë,

në interes të ofrimit të shërbimeve dhe të zgjidhjeve të shqetësimeve,

ndaj çdo anëtari apo individi simpatizant, institucioni apo partneri social,

duke i diskutuar dhe i miratuar të gjitha ndryshimet dhe përmirësimet

në strukturat vendimmarrëse, pra në Konferencat/Kongreset e Federatës.

Presidenti

Dr. Minella MANO

Tiranë, më 29/09/2001

 


Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.