STATUTI

THE STATUTE

FEDERATA E SINDIKATAVE TE SHËNDETËSISË SË SHQIPËRISË

THE TRADE UNIONS’ FEDERATION

OF HEALTH OF ALBANIA

 

Botues: F.S.SH.SH

Përgatiti: Dr. Minella Mano

Formatoi: Estela Mano

Publikoi:

Tirazhi:

Financoi:

Viti 2006:

Adresa :

 Emblema/Logoja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë,

Simbolizon dhe jep/përcjell këtë mesazh, tek/për anëtarët dhe lexuesit e saj:

 a / NJERËZ TË SHËNDETSHËM

a / HEALTHY PEOPLE

b / JETË NË HAPËSIRË

b / LIFE IN SPACE

c / TË HAPUR PËR TË GJITHË

c / OPEN FOR ALL

 Kapitulli i parë

 KRIJIMI DHE QËLLIMET

 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë ( F.S.SH.SH) e krijuar më dt. 23.04.1991, me dëshirë e vullnet të lirë të punonjësve, nga poshtë lart, si domosdoshmëri dhe alternativë mbrojtëse e përfaqësuese serioze e punonjësve të këtij sektori, ka për qëllim:

 

  • Të punojmë duke informuar për domosdoshmërinë e organizimit në lëvizjen sindikale, të individëve/profesionistëve, të sektorit të Shërbimeve Shëndetësore, të përkujdesjes social-shëndetësore dhe atij ndihmës, si rruga/praktika më direkte e njohjes së gjendjes, dhënies së kontributit, paraqitjes të alternativave, ballafaqimit, bashkëpunimit, kërkesës, protestës, grevës, solidaritetit, marrjes së përgjegjësive dhe të realizimit të zgjidhjeve konkrete, si grupim profesional.

 

  • Të bashkojë punonjësit e Shërbimeve Shëndetësore, të Sektorit Publik dhe Privat (punëmarrësit), të papunët, dhe pensionistët e këtij profesioni, nxënësit dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Infermieristikës, individët e kualifikuar dhe të specializuar, si në menaxhim ashtu dhe në planifikim financiar e të tjera specialitete e arsimime, që i kontribuojnë këtij sektori (sociologët, juristët, farmacistët, psikologët, stomatologët, kimistët, laborantët, etj) dhe që i ofrojnë kërkuesve të shërbimeve përkujdesjen profesionale, për të zhvilluar një aktivitet Sindikal bashkëkohor e të pavarur, në interes të mbrojtjes të interesave profesionale, social-ekonomike e juridike.

 

  • Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut (individit) në përputhje me Konventat dhe Standartet Ndërkombëtare e sidomos të Deklaratës Universale të të drejtave të Njeriut, sipas të cilës:

(Të gjitha qëniet njerëzore lindin të lira, të barabarta nga pikëpamja e dinjitetit dhe të drejtave…)

 

  • Të koordinojë aktivitetet e Seksioneve e të Këshillave Sindikale, të përkrahë prezantimin/parashtrimin e interesave/kërkesave të përbashkëta, të ushtrojë solidaritetin midis anëtarëve të saj, në shkallë institucionale, qyteti, qarku, kombëtare e ndërkombëtare.

 

  • Të zhvillojë frymën dhe praktikat pluraliste, brenda strukturave dhe niveleve të Federatës/Sindikatës e jashtë saj, për një demokraci të vërtetë e të ndjeshme në institucion e në shoqëri, ku çdo shtetas sindikalist të kontribuojë si individ dhe të përfitojë nga të tjerë individë që përbëjnë grupimin.

 

  • Të mbrojë autonominë/pavarësinë dhe të zhvillojë demokracinë në gjithë strukturën, veprimtarinë individuale e sindikale, në raport me institucionet punëdhënëse, institucionet vendimmarrëse, ato ekzekutive e me të gjitha pushtet dhe partnerët e aktorët e tjerë të shoqërisë.

 

  • Të punojë për një mbrojtje ligjore, në çdo aspekt e në çdo kohë, ndaj çdo akti diskriminues, dhunues e përjashtues, që synon të cënojë lirinë qytetare, profesionale dhe sindikale të individit, në të gjitha fushat dhe nivelet e veprimtarisë së saj.

 

  • Objektivi kryesor i tërë aktivitetit të saj të jetë:

 

“ Të jetuarit me dinjitet dhe të gëzuarit lirisht të fryteve të zhvillimit shoqëror, duke kontribuar secili për të, pa dallim race, seksi, ngjyre,gjuhe,feje, prejardhjesh shoqërore, bindjesh politike e sindikale, përbërjeje familjare, etj. ”

 

Kapitulli i dytë

TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Shqipërisë, orienton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj, për një pjesëmarrje më të gjerë, aktive e të vazhdueshme, të lirë e në mbështetje të veprimtarisë demokratike në jetën shoqërore të vendit.

“Një demokraci e shëndoshë varet nga pjesëmarrja e vazhdueshme dhe e hapur e të gjitha shtresave dhe shtetasve, pavarësisht nga niveli i mundësive dhe niveli arsimor, profesional, juridik, ekonomik e kulturor i tyre”.

Demokracia është një proces.

Ajo kërkon bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe tolerancën.

  

* Ne së bashku do të kërkojmë respektimin e të drejtave themelore të Njeriut, që janë:

Liria e fjalës, e shprehjes dhe e shtypit.

  1. Liria e fesë, e besimit.
  2. Liria e grumbullimit dhe organizmit
  3. E drejta për mbrojtje të barabartë nga ligji
  4. E drejta për proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor
  5. E drejta për punësim e kualifikim
  6. E drejta për arsimim dhe ruajtjen e kulturës e kombësisë
  7. E drejta për nivel të përshtatshëm jetese
  8. E drejta për kujdes shëndetësor…etj.

 

*Shtetasit e shoqërive demokratike mund të organizohen lirisht në Sindikata, dhe kjo ka rëndësi për demokracinë e individit dhe të shoqërisë.

 

*Kur njerëzit me interesa të përbashkëta mblidhen, zërat e tyre bëhen më të ndjeshëm, kurse mundësitë e tyre për të ndikuar në interes të zgjidhjeve janë më të mëdha.

 Kapitulli i tretë

 SINDIKATA

  “Sindikata si pjesë e shoq ërisë civile,

ka rolin e vet të rëndësishëm,

prandaj kontributi sindikal e profesional është domosdoshmëri,

sot e në të ardhmen e shoqërisë Shqiptare”

Parimet bazë të Sindikalizmit jan ë:

 

1/ Solidariteti

2/ Pavarësia

3/ Demokratizimi

4/ Vullnetarizmi

5/ Siguria

6/ Arsimimi

Sindikalisti duhet:

 

  • të jetë prezent
  • të jetë mbrojtës
  • të jetë zhvillues
  • të jetë kërkues
  • të jetë aktiv
  • të jetë vetja,

sepse vetëm kështu,

sindikalizmi do të garantojë siguri dhe

do të jetë partner e faktor,

si për qëndrueshmëri,

ashtu edhe për zhvillim social, juridik e ekonomik.

Kapitulli i katert

 

NENI 1

Emërtimi i Federatës

Quhet, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë ( F.S.SH.SH)

 NENI 2

Profesionet

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë (F.S.SH.SH.) është bashkim vullnetar i punonjësve (punëmarrësve) të Sektorit të Shëndetësisë, atij ndihmës, punonjësve socialë në sektorin publik e privat, si: mjekë, infermierë, laborantë, farmacistë, stomatologë, ekonomistë, sociologë, psikologë, sanitarë, pensionistë të këtij shërbimi/sektori, nxënës të shkollave profesionale mjekësore, studentë të Fakultetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Infermieristikës, etj.

F.S.SH.SH është organizatë sindikale profesionale me shtrirje dhe aktivitet kombëtar.

NENI 3

Pavarësia

 F.S.SH.SH. është organizatë pluraliste e pavarur nga Organet Shtetërore, Partitë Politike, Shoqatat, Besimet fetare, Punëdhënësit publikë dhe privatë, etj.

Ajo udhëhiqet vetëm nga vullneti i sindikalistëve/anëtarëve që përfaqëson dhe e zhvillon veprimtarinë e vet në mënyrë të pavarur, në përputhje me vendimet e Kongresit (konferencës), Këshillit drejtues, kryesisë, të statutit dhe të rregullores së saj.

NENI 4

Anëtarësia

Në F.S.SH.Shqipërisë, merr pjesë çdo shtetas Shqiptar, punonjës i Shëndetësisë, p ër kujdesjes shëndetësore dhe të sektorit ndihmës shëndetësor, pavarësisht nga bindjet politike, ideologjike e fetare, të cilat nuk ndeshin në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, Konventat ndërkombëtare, Kartën sociale dhe Ligjet e tjara të marrëdhënieve të punës, Programin dhe statutin e Federatës.

Në F.S.SH.SH. mund të antarësohet çdo shtetas Shqiptar me banim jashtë Shqipërisë dhe shtetas i huaj me banim të përkohshëm ose të vazhdueshëm në Shqipëri dhe i punësuar në sistemin shëndetësor publik ose privat.

Pranimi i një individi apo grupi sindikalistësh bëhet nga këshillat sindikalë të institucioneve, seksioneve sindikale përkatëse (qytet, rreth, prefekturë).

Çdo individ apo organizatë e re sindikale që dëshiron të antarësohet dhe kontribuojë në strukturat e Federatës, duhet të njihet me statutin dhe të plotësojë detyrimet që ngrihen nga statuti i këtij grupimi.

Organizatat sindikale të antarësuara duhet të respektojnë statutin, të zbatojnë vendimet e organeve vendimmarrëse, si dhe të kërkojnë çdo të drejtë, të sugjerojnë dhe të propozojnë çdo mendim për zgjidhje e ndryshim, si dhe të kërkojnë shpjegime për çdo paqartësi nga çdo kush, nga nivelet e zgjedhura.

Anëtarët e F.S.SH.SH. dhe organet e tyre vendimmarrëse,

duhet të zbatojnë rregullat dhe vendimet e nivelit përkatës:

* Të paguajë kuotën e antarësisë në sasinë dhe kohën e duhur.

* Të ndihmojë çdo anëtar, këshill për zgjidhje dhe mos dëmtojnë

dhe ndikojnë negativisht mbi asnjë anëtar të Federatës.

* Të mos abuzojë me mandatin, funksionin e qëllimin sindikal.

* Të risë nivelin profesional dhe njohuritë juridike e sindikale

dhe ti ofrojë ato në interes të grupimit.

* Të punojë në grup, për veten dhe grupimin.

* Të mbajë qëndrime ndaj çdo individi apo strukture, që dëmton demokracinë dhe funksionimin në vendimmarje.

* Të jetë i përgjegjshëm për rolin që luan dhe të motivojë kolegët,

duke nxitur besimin ndaj institucionit.

* Të bëhet pjesë e konkurimit dhe të kërkojë prej kolegëve të tij

apo antarëve të rrinj të pranojnë konkurimin si nevojë e zhvillimit.

* Të ndjehet si pjesë e ndryshimit dhe demokratizimit të shoqërisë.

Për të realizuar një sindikalizëm bashkëkohor me koncepte demokratike, ku të respektohet e drejta e individit të sindikuar, për t’u zgjedhur në çdo nivel dhe çdo kohë dhe për të zgjedhur/përzgjedhur me votim të lirë, atë që grupi mendon se e meriton të drejtojë lëvizjen sindikale, të pranohet çdo propozim pa diskriminim të gjinisë dhe moshës, nga kushdo dhe për këdo individ që kontribuon me alternativën e figurën e tij/saj dhe që fiton me votim demokratik.

NENI 5

Krijimi dhe qëllimi

F.S.SH.SH. është anëtare themeluese e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (K.S.SH datë 05/06/1991) me vendim të Konferencës Kombëtare të saj,(quhej:Federata Sindikale e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë) datë 23/04/1991.

Qëllimi, në funksion të forcimit të lëvizjes sindikale, solidaritetit dhe bashkëpunimit midis grupeve të ndryshme profesionale, brenda vendit pa ëmtuar aktivitetin e pa diktuar mbi Federatat e profesioneve, anëtare të saj (confederates) dhe statutet e vendimet e strukturave të tyre vendimmarrëse, duke përjashtuar çdo ndërhyrje negative të çdo strukture tjetër jashtë statutit dhe vendimeve të saj.

NENI 6

Marrëdhëniet me

Federatat e tjera dhe

Konfederatën

 

a/ Qënia Brenda strukturës së

Konfederatës, ka si qëllim forcimin dhe

bashkëpunimin ndërsindikal e

ndërstrukturor, me synim realizimin e

objektivave dhe zhvillimin e shoqërisë

Shqiptare.

b/ Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, si themeluese e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, së bashku me Federatat e profesioneve të tjera i mbahet parimit të pavarësisë dhe të identitetit të saj dhe respektimit të të tjerëve në këtë grupim.

c/ Marrëdhëniet rregullohen vetëm me statutin e F.S.SH.SH.- së, si edhe duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi, dy palëshe ose disa palëshe, në interes të të drejtave, në interes të punonjësve, të profesionit, të shërbimit, të sindikalizmit dhe përmirësimit të jetesës.

d/ Për çështje themelore dhe përcaktuese për ekzistencën dhe pavarësinë e Federatës së Shëndetësisë, në marrëdhënie me Federatat e tjera, kërkohet që të gjendet mirrëkuptimi e në rast të kundërt veprohet sipas legjislacionit përkatës (kodit civil).

e/ Çdo veprim, vendim i jashtëm që bie në kundërshtim me veprimtarinë statutore të Federatës, konsiderohet si shkelje e të drejtave të grupimit profesional dhe pavarësisë demokratike të saj.

f/ Largimi i F.S.SH.SH nga grupimi i Konfederatës, bëhet vetëm kur i janë shkelur të drejtat dhe nuk ka gjetur mbështetjen e duhur, gjithmonë me vendim të Kongresit të saj.

Vendimi quhet i vlefshëm kur kanë votuar pro/dakort shkëputjes, jo më pak se 2/3 e delegatëve të Kongresit.

NENI 7

Mbrojtja

F.S.SH.SH, merr përsipër të përfaqësojë e të mbrojë drejtpërdrejt interesat dhe të drejtat e anëtarëve, përpara punëdhënësve të institucioneve Shëndetësore Publike ose Private, deri në instancat më të larta të institucioneve Shtetërore e Ligjore.

NENI 8

Detyrat

F.S.SH.SH. me të gjitha instancat / strukturat e saj ka si detyrë:

Të kërkojë :

  • Garantimin e të drejtës për punë të anëtarëve të saj, nëpërmjet Kontratës Kolektive të Punës, Kontratës Individuale të Punës (sigurimin e kushteve të punës, shëndetit në punë, sigurimeve shëndetësore, sigurimeve shoqërore, pagesës, shpërblimeve, kualifikimeve, kohës së punës, pushimit, etj).

Të kërkojë :

  • Rritjen e pagës në vazhdimësi, për të gjithë punonjësit.

 

  • Pagë të diferencuar sipas vështirësisë, ngarkesës, specialitetit, vendit të punës në ditët e pushimit, festave fetare e kombëtare si dhe largësisë nga vendi i punës.

 

  • Të sigurojë dhe përmirësojë gradualisht kushtet e punës e të jetesës, shëndetit e intrastruktur ës të anëtarëve të saj, punëmarrës.

 

  • Kjo do të realizohet nëpërmjet kërkesës për zbatimin e ligjeve e Kontratës Kolektive të Punës e Kontrat ave Individuale të Punës, nga Drejtoritë e Spitaleve, Poliklinikave, Ambulancave, Ministritë, Dikasteret dhe Institucionet e tjetra përkatëse, Pushteti vendor e Punëdhënësit Publike apo private.

 

  • Të zbatohen detyrimet e organeve punëdhënëse për specializmin dhe ngritjen e nivelit teknik e aftësimin profesional, nëpërmjet kurseve, literaturës bashkëkohore, bashkëpunimit me jashtë, sipas kërkesave të profesionit, zhvillimit bashkëkohor dhe të vendit të punës.

 

  • Të luftojë për përmirësimin e legjislacionit demokratik të punës, sigurimeve shoqërore, sigurimeve shëndetësore, nëpërmjet të cilit të garantohet realisht mbrojtja e të drejtave dhe interesave të saj. Mbi bazën e studimeve dhe analizave të paraqesë projekte e propozime konkrete pranë Ministrisë së Shëndetësisë, së Punës, s ë Financave, Qeverisë, Presidentit e Parlamentit.

NENI 9

Praktikat e përdorura

për zgjidhje

Për realizimin e detyrave e objektivave të saj, Federata:

 

  • Harton, paraqet, realizon bisedimet dhe lidh Kontratën Kolektive të Punës me dikasterin përkatës, punëdhënësit dhe ndjek e ndihmon për zbatimin rigoroz e kohor të saj.

 

  • Përdor kritikën në shtypin e saj periodik, fletëpalosje e deklarata si dhe forma të tjera të informimit, nëpërmjet shtypit të shkruar, radiove e mediave vizive, Publike dhe Private.

 

  • Organizon takime, biseda, bën dialog me përfaqësues të organeve Shtetërore e Private, punëdhënës e partnerë e aktorë të tjerë në proces.

 

  • Organizon mbledhje, bën protesta, mitingje, manifestime, demostrime, si dhe në rast mos zgjidhjeje organizon dhe zhvillon Grevë të pjesshme ose të përgjithshme, disa orëshe apo disa ditore, deri në realizimin e kërkesave të tyre, paraqitur punëdhënësve.

 

  • Në këto raste (greve) siguron shërbimin e urgjencës për pacientët.

 

  • Informon dhe relaton në të gjitha organizmat botërore sindikale, ku aderon dhe kërkon mbështetje në raste të ndërhyrjeve të padrejta të pushteteve antidemokratike, antiligjore dhe çdo shkelje tjetër që dëmton interesat e Federatës/Sindikatës dhe të të sindikuarit.

NENI 10

Solidariteti

 

Federata, Seksionet dhe Këshillat Sindikalë, mund të organizojnë manifestime solidariteti për forcimin e unitetit kombëtar, ruajtjen e lirisë e pavarësisë së Atdheut, mitingje për përkrahjen dhe denoncimin e veprimtarisë shtetërore në politikën e jashtme, për mbështetjen e luftës së punonjësve të vendeve të ndryshme për liri, demokraci e progres shoqëror, si dhe për mbështetje të organizmave të tjera Sindikale, Rajonale, Europiane e Botërore, e në veçanti EPSU-në (Federatën Europiane të Shërbimeve Publike) dhe PSI-në (Shërbimet Publike Ndërkombëtare).

F.S.SH.SH është anëtare e Shërbimeve Publike Ndërkombëtare (P.S.I .së)

FRANCË

prej 23/ 04/ 1996 e në vazhdim

dhe

anëtare e Federatës Europiane të Shërbimeve Publike (E.P.S.U.së)

BELGJIKË

prej 23/04/ 1996 e në vazhdim.

NENI 11

Demokratizimi i lëvizjes sindikale

F.S.SH.SH. punon për forcimin, kualifikimin dhe demokratizimin e lëvizjes sindikale në vend, mbi bazën e bashkëpunimit reciprok me Sindikatat e tjera.

Ajo zhvillon e forcon lidhjet me Sindikatat e ndryshme të Botës, mbi bazën e interesit reciprok në dobi të forcimit të lidhjeve miqësore sindikale, profesionale, juridike e kulturore.

Kapitulli i pestë

 

STRUKTURAT ORGANIZATIVE DHE FORUMET E

FEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SHENDETËSISË

NENI 12

KONGRESI

Organi më i lartë i F.S.SH.SH. është Kongresi,

i cili mblidhet 1 (një) herë në 5 (pesë) vjet.

Delegatët e tij zgjidhen nga përfaqësuesit e punonjësve/punëmarrësve, anëtarë të Federatës të Sindikatave në konferencat e punonjësve të sektorit të Shëndetësisë të institucioneve përkatëse, në qytetin, rrethin ose prefekturën, sipas normave që caktohen nga Këshilli Drejtues i Federatës.

Kongresi i Federatës kryen këto detyra :

1/ Shqyrton veprimtarinë e strukturave, organeve të Federatës dhe miraton programin e drejtimit të punës dhe mënyrat e realizimit për të ardhmen.

2/ Miraton Këshillin Drejtues të Federatës, me përfaqësues të zgjedhur nga Konferencat e seksioneve të shëndetësisë të qyteteve, rretheve apo prefekturave.

3/ Zgjedh Presidentin/ten e Federatës, me kandidatura alternative, me votim demokratik të pranueshëm.

4/ Miraton statutin e F.S.SH.SH, ndryshimet, plotësimet ose përmirësimet.

5/ Vendos për anëtarësimin e F.S.SH.SH. në Konfederatë, në bashkësi të tjera Federative, ose për largimin prej tyre, bazuar në parimet demokratike.

6/ Zgjedh delegatët p ërfaqësues, për në Kongresin e Konfederatës.

7/ Rendi i ditës, vendi dhe data e zhvillimit të Kongresit të Federatës, caktohen nga Këshilli Drejtues i Federatës dhe shpallen jo më vonë se 3(tre) muaj para mbajtjes së tij.

8/ Për raste te veçanta, me kërkesën e 2/3 të anëtarëve të Këshillit Drejtues, mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm i Federatës.

9/ Vendimet e Kongresit merren me shumicën e votave të delegatëve pjesëmarrës, me përjashtim të miratimit dhe ndryshimeve në Statut, të cilat miratohen me 2/3 e delegatëve të pranishëm.

NENI 13

Konferenca e Federatës

1/Në periudhën midis 2 (dy) Kongreseve, 1 (një) herë në 2 (dy) ose në 3 (tre) vjet, mblidhet Konferenca e Federatës, e cila mundet:

a-të trajtojë shqetësime apo zhvillime të ndryshme në lëvizjen sindikale të Federatës,

b-të analizojë veprimet dhe qëndrimet e të zgjedhurve dhe strukturave përgjegjëse të saj,

c-të plotësojë largime apo mosangazhime të ndryshme të individëve jo korrektë e të pa përgjegjshëm,

d-të ndryshojë statutin apo ta përmirësojë atë në rastet që nuk mund të pritet deri në Kongresin e ardhshëm të saj,

e-të pranojë dorëheqje apo të kërkojë votëbesim të drejtuesve apo strukturave përfaqësuese.

2/Data, vendi dhe tematikat, miratohen nga këshilli drejtues i F.S.SH.SH dhe shpallen duke informuar të gjitha strukturat, jo më vonë se 2 (dy) muaj para zhvillimit.

3/Konferenca përgatitet nga Kryesia dhe drejtohet nga presidenti i Federatës.

NENI 14

Kongresi ose\ Konferenca e Jashtëzakonshme

 

1-Për situata dhe zhvillime të papritura dhe madhore që lidhen me drejtimin, me funksionimin, me gjëndjet shëndetësore dhe zhvillimet e ndryshme në shërbimet dhe në shoqëri, mblidhet Kongresi apo Konferenca e Jashtëzakonshme e Federatës.

2-Mblidhen me kërkesën me shkrim, të firmosur e të argumentuar prej kërkuesve, që duhet të jenë 1/3 e Seksioneve Sindikale të Shëndetësisë.

3-Kopetencat janë po ato që shkruhen në nenet përkatëse (kongresi dhe Konferenca).

NENI 15

Këshilli Drejtues i Federatës

Këshilli Drejtues i Federatës, është organi që drejton veprimtarinë e Federatës në periudhën midis 2 (dy) Kongreseve.

Këshilli Drejtues i Federatës , përbëhet nga:

* presidenti/tja,

* 2 (dy) Zv/presidentët/tet,

* kryetarët/ret e Seksioneve të Shëndetësisë në qytete, rrethe, prefektura,

* përfaqësuesi/sja i/e Sektorit të Organizmit,

* përfaqësuesi/sja i/e marrëdhënieve me Jashtë,

* përfaqësuesi/sja i/e Rinisë/Studentëve,

* përfaqësuesja e Gruas,

* shefi/fja i/e sektorit Ekonomik e Juridik,

* përfaqësuesi/sja i/e Gazetës/Revistës, i Shkollës Sindikale /i Institutit të Punës,

të Federatës të Sindikatave të Shëndetësis ë së Shqipërisë.

 

 


Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.