Certifikate antaresimi ne PSI

 

Takim me delegacionin e PSI - 12-9-2000 Alan Leather, Marina Irimie, Edlira Xhafa, Minella Mano

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Shqipërisë, pranohet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Shërbimeve Publike

N ëpërmjet një faks-mesazhi ardhur dje nga, zëvëndës Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Shërbimeve Publike, z. Alan Leather konfirmohet se më datën 23 prill 1996 Komiteti Ekzekutiv i kësaj Organizate ka pranuar anëtare me të drejta të plotë në këtë Organizëm të rëndësishëm Ndërkombëtare Federatën Sindikale të Shëndetësisë të Shqipërisë.

I pyetur rreth kësaj ngjarjeje, kryetari i kësaj Federate z. Minella Mano, theksoi se kjo përbën një vlerësim për punën e deritanishme, por dhe një detyrim për një lëvizje sindikale më bashkëkohore në mbrojtje të interesave social - ekonomike të punonjësve të këtij sektori, në mbrojtje të zhvillimit demokratik të vendit.

 

Takim pune në Federatën Sindikale të Shëndetësisë së Shqipërisë

D je kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Shqipërisë, zoti Minella Mano pati një takim pune me përfaqësuesin rezident të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave të Lira, me qëndër në Bruksel, zotin Xhani Xamparioli.

Në takim u konfirmua zyrtarisht pranimi i kësaj Federate në Organizatën Ndërkombëtare të Shërbimeve Publike, me qëndër në Francë, si edhe disa aktivitete ndërkombëtare që do të zhvillohen, në këtë kuadër, në të ardhmen e afërt, në interes të intesifikimit të lëvizjes sindikale të kësaj Federatë, në fushën ndërkombëtare.

Tiranë, më 24/05/1996

 


Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.