Tiranë, 23 janar 2009

Trajnimet Durres


Janinë 13-23 tetor 2008

Janine 13-23 tetor 2008


Durrës, 9 prill 2009

Vlore

Informacion

Aktivitetet e Zhvilluara gjatë vitit 2008
nga
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë

Mund të shkarkoni versionin
e plotë të gjithë aktiviteve:
Informacion-Aktivitetet_
2008-2009_te_FSSHSH.pdf

(279 KB)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën Greke të Punonjësve të Spitaleve Publike, bazuar në Marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar midis tyre, mbas aplikimit fituan Projektin Europian Intereg III-A, Greqi-Shqipëri.

Projekti synonte: Kualifikimin e punonjësve sindikalistëve, të Spitaleve Publike të dy vendeve, i cili u zhvillua në Janinë-Greqi, prej dt, 13-23 Tetor 2008, ku nga Shqipëria morrën pjesë 40(dyzet) Mjekë/e dhe Infermierë/e, nga Tirana, Durrësi, Vlora, Berati, Kuçova, Gjirokastra, Lushnja, Saranda, Korça, Devolli, Elbasani, Gramshi, Shkodra, Puka, Burreli, etj,  prej të cilëve 20(njëzet) ishin të rinj në moshë, numri më i madh ishin femra, si anëtare dhe jo anëtarë të Federatës së Shëndetësisë.


Janinë 13-23 tetor 2009

 


Tirane 21 Nentor 2008

 

II-Gjatë Gjashtëmujorit të I-rë, viti 2009,

-Do të punohet për zbatimin e Projektit, fituar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë, financuar nga Fondacioni Fridrich Ebert Shtiftung (F.E.S), zyra Tiranë, zbatuar nga F.S.SH.SHqipërisë, me temë: “Zhvillimi i Dialogut në Institucionet e Shëndetësisë të Shqipërisë”, me Aktivitetin dhe synimin kryesor, Trajnimi i Trajnerëve të Rinj.

Kjo, si nevojë e Federatës për të krijuar një strukture udhëheqëse të aftë për të bërë ndryshime, për të tejkaluar vështirësitë dhe për të krijuar një qëndrueshmëri në Lidershipin e Sindikatës, pra për të trajnuar/ kualifikuar njerëzit e rinj, me qëllim krijimin e një baze vetëgjeneruese të edukimit dhe të zbatimit praktik të ideve e synimeve të tyre.

Trajnimi do të menaxhohet nga Përfaqësuesi i Rinisë të Federatës së Shëndetësisë, dr. Erion Dobi, nga Kryesia, nga Presidenti i F.S.SH. Shqipërisë, si dhe do të realizohet nga Drejtues dhe Specialistë të Federatës së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Marrëdhënieve të Punës (I.S.M.P.)

Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar këto aktivitete:

Më dt.23 Janar 2009, ora 12.oo, në Hotel “Doro” Tiranë,
në zbatim të Projektit, “Zhvillimi i Dialogut në Institucionet e Shëndetësisë të Shqipërisë”, me aktivitetin dhe synimin kryesor, Trajnimi i Trajnerëve të Rinj, nga F.S.SH.Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Fridrich Ebert Shtiftung (F.E.S), zyra Tiranë, u organizua Seminari Kualifikues, i cili filloi me Hapjen e Projektit e më pas sipas Programit të punës u Zhvilluan temat/leksionet konkrete, me temat: “Çjanë Sindikatat” dhe “Mendimi i të Rinjve dhe bashkëpunimi konkret i strukturave, garantojnë jetëgjatësi sindikale dhe zhvillim profesional e shoqëror”.
 Seminari u realizua me pjesëmarrjen e Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, me Mjekë, me Juristë, Specializantë, Pedagogë të rinj dhe Specialistë të Institutit të Studimeve të Marrëdhënieve të Punës.
 Në seminar ishin të pranishëm rreth dyzet të rinj, ku 22 prej tyre ishin Femra.

Gjatë seminarit u realizua edhe pyetësori, mbi nevojën e kualifikimit me pjesëmarrësit, për të mësuar më shumë rreth njohurive dhe interesave që kanë apo që dëshirojnë të kenë të rinjtë studentë dhe mësimdhënës të Fakultetit të Mjekësisë, dhe për të drejtuar vëmendjen tonë në ato çështje që kërkojnë interes dhe ndikojnë në informimin cilësor të tyre, për ti bërë ata më të aftë për të njohur zhvillimin e tregut, arsimimin, punësimin,  të drejtat, legjislacionin vendas dhe konventat ndërkombëtare, për të mësuar më shumë për grupimet e interesit, për sindikatat e profesioneve dhe për shoqërinë e sotme dhe atë të ardhmen, me qëllim që të reagojnë drejt, për të mbrojtur të drejtat e tyre, të kolegëve të tyre, si dhe të ndikojnë pozitivisht në ndryshimet dhe në përmirësimin e jetës së tyre.


Tiranë, 23 janar 2009

Ndërkohë u zhvilluan edhe këto takime:


Vlorë, 03 prill 2009

  


Durrës, 09 prill 2009

 

Në përfundim të Projektit synohet të krijohet një Grup/Strukturë Liderësh/Drejtuesish dhe Trajnuesish të Rinj, të përzgjedhur, pranë Federatës së Shëndetësisë, për të qenë të aftë të njohin, të kuptojnë, të vlerësojnë, të studiojnë dhe të rrisin kapacitetet profesionale të Grupimit.

Mund të shkarkoni versionin e plotë të gjithë aktiviteve: Informacion-Aktivitetet_2008-2009_te_FSSHSH.pdf (279 KB)

 

 

Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.