Foto nga konferenca per kontraten individuale

 

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë

Organizoi takimin /debatin:

 “ Mjeku i Familjes dhe Kontrata Individuale e Punës ”

 nisur nga interesi dhe nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional,

si organizatorë dhe si përfaqësues dhe mbrojtës juridikë të

të punësuarve të këtij shërbimi:

 Tiranë, e shtunë, datë 10/12/2005, ora 10:00 Hotel “ Tirana Internacional “salla “Onufri”

 

Programi i Punës

 Mirëseardhja për partnerët e pranishëm.

 Hapja e takimit.

 Njohja me programin e punës.

  

~ Nga dr. Minella MANO

1/1 - Bisedimet dhe Kontratat e Punës.

-Kontrata si proçes

-Ç’farë p ërmban një kontratë kolektive

-Përparësitë e kontratës kolektive

-Realizimi dhe nënshkrimi

1/2 - Kontrata Individuale e Punës.

  

~ Nga dr. Pirro PRIFTI

2/ - Për një Kontratë Individuale Pune të M.P.F -2006, më cilësore.

  3/ - Pyetje dhe mendime.

 Diskutime për Kontratën Individuale të Punës të M.P.F -2005.

 Përfitimi nga diskutimet dhe propozimet,

si dhe bërja prezent Institucionit Punëdhënës, I.S.K.SH-së,

me synim realizimin e një kontrate të pranueshme nga palët

ku të garantohen të drejtat dhe të njihen detyrat prej çdonjerit.

 Falenderim kontribuesve të pranishëm.

 Mbyllja e takimit.

 Kafe

 N ë takim morën pjesë përfaqësues nga :

1/ Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë

2/ Mjekë/e të Familjes, anëtarë ose joanëtarë të Federatës

3/ Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

4/ Drejtoria Rajonale e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë

5/ Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës

6/ Urdhëri i Mjekut i Tiranës

7/ Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

8/ Avokati i Popullit

9/ Instituti i Studimeve Sindikale

10/ Instituti i Studimeve të Marrëdhënieve të Punës

11/ Zyra e Punës, Tiranë

 Kontrata si proces

Realizimi i kontratave kolektive, kalon në një proces sa mendor aq dhe kohor ,

si për individin ashtu dhe grupimin apo institucionin e interesuar përtë.

Procesi fillon me njohjen dhe vazhdon me realizimin e aktit juridik midis palëve,

pra (firmosjen) e saj.

 

a) Njohja e nevojave dhe kërkesave për zgjidhje.

b) Përgatitja e përfaqësuesve për bisedime.

c) Analizimi dhe diskutimi në strukturat vendimmarëse.

d) Prezantimi i kërkesave punëdhënësve.

e) Realizim i i bisedimeve midis palëve.

f) Paraqitja nga palët projektit të marrëveshjes.

g) Përfundimi dhe firmosja e kontratave të punës.

h) Informimi i të interesuarve dhe ndjekja e realizimit.

i) Ristudimi i kushteve të reja për kontratat e ardhshme.

Përparësitë e një Kontrate Kolektive, pë r palët nënshkruese janë:

 

  • Njohja etë drejtave njerëzore.
  • Njohja e konventave ndërkombëtare.
  • Njohja ekushtetutës.
  • Njohja elegjislacionit të punës.
  • Njohja ezhvillimeve shoqërore.
  • Njohja esektorit apo institucionit përkatës.
  • Njohja e reformave apo strategjive.
  • Njohja ebuxhetit dhe financimeve.
  • Njohja eaftësive dhe dijeve të punëdhënësve.
  • Njohja efunksionimit të administratave.
  • Njohja eshkeljeve dhe diskriminimeve.
  • Njohja emundësive dhe mosdashjeve.
  • Njohja epalëve përfaqësuese.
  • Njohja ekonkurimit dhe fituesit.
  • Njohja ebisedimeve dhe dialogut social.
  • Njohja ekontradiktave dhe eliminimi i konflikteve.
  • Njohja e respektimi i detyrimeve të palëve.
  • Njohja e nevojëssë palëve për vendimmarje.
  • Njohja enormave demokratike.
  • Njohja enevojës për paqe dhe qetësi.
  • Njohja epartneritetit si domosdoshmëri shoqërore.
  • Njohja emarrëveshjes si detyrim ligjor.

 

 

Kontratat e Punës

realizohen / nënshkruhen, në nivele të ndryshme të saj

 

A- Realizohen Kontrata, në Nivelin e PARË

midis

1 / Konfederatave/Bashkimeve të Federatave/Sindikatave dhe Qeverisë

2 / Federatave/Sindikatave të Profesioneve dhe Qeverisë

3 / Federatave/Sindikatave të Profesioneve

dhe

Ministrive/InstitucionevePunëdhënëse

 

4 / Federatave/Sindikatave të Profesioneve

dhe

Institucioneve/Ndërmarjeve Punëdhënëse të Pavarura e Private

 

B- Realizohen Kontrata, në Nivelin e DYTË

midis

1/ Federatave/Sindikatave të profesioneve(seksioneve)

dhe

Drejtorive/Departamenteve/Institucioneve/Ndërmarrjeve(publike apo private)

2 / Federatave/Sindikatave të profesioneve (seksioneve)

dhe

Pushtetit Vendor

 

C- Realizohen Kontrata, në Nivelin e TRETË

midis

1/ Federatave/Sindikatave të profesioneve (seksioneve dhe këshillave sindikale)

dhe

Institucioneve punëdhënëse (publike apo private)

 

D- Realizohen Kontrata, në Nivelin INDIVIDUAL / PERSONAL

midis

1 / Individit Punëmarrës dhe Individit ose Institucionit Punëdhënës

 

 

 

Kontrata Individuale e Punës

 

Disa përkufizime mbi kontratën:

 

 

 

a/ Kontrata është një marrëveshje e realizuar mbas disa takimesh, seanca bisedimesh e respektimesh, nga individët aktivë apo grupimet e ndryshme të interesuara në një proces, i cili ka përfunduar me gjetjen e mirrëkuptimit dhe nënshkrimin e atij dokumenti, i cili i detyron palët t’a zbatojnë atë në vazhdim.

 

b/ Kontrata nënkupton rënien dakort nga palët, si dhe marrjen e disa përgjegjësive juridike, profesionale, morale, sociale, ekonomike, politike apo dhe historike.

 

c/ Kontrata nënkupton të drejtat dhe detyrimet e palëve nënshkruese dhe të individëve kontribues e përfitues.

 

d/ Kontrata është proces i rregullimit të raportit të punës, së realizuar nga palët partnere, punëdhënës e punëmmarrës dhe nënkupton tërësinë e bisedimeve në funksion të objektivit të përcaktuar si qëllim.

 

e/ Kontrata është shprehje e shkruar e besimit të palëve.

 

f/ Kontrata është marrëveshje.

 

g/ Kontrata është ligj.

 

A/ Kontrata Individuale e Punës, për çdo individ (njeri) të punësuar ( në marrëdhëniepune), në çdo sektor (publik e privat) e të çdo lloj profesioni, njohurish e kualifikimi, me një apo disa punëdhënës, shërben si një dokument juridik, profesional e shoqëror për të dyja palët, por veçanërisht për të punësuarin ka një rol më të nevojshëm, mbasi i garanton atij(asaj) më shumë të drejta dhe siguri, si për vazhdimësinë e punësimit, ashtu dhe për të drejtat e tjera që lidhen si:

 

  • me personalitetin,
  • me etikën,
  • me kushtet e punës,
  • me mjedisin,
  • me mjetet e punës,
  • me shëndetin e
  • me sigurinë në punë,

 

pa përjashtuar dhe

 

  • të drejtën e ushtrimit të profesionit,
  • të rritjes së kualifikimeve dhe

të mundësive të tjera që lidhen,

 

  • me konkurimin,
  • me përgjegjësinë e

 

me të drejta të tjera që kanë të bëjnë,

  • me pagën,
  • me shpërblimin,
  • me kontributet,
  • me pushimet
  • me vlefshmërinë e kontratës
  • me afatin e saj e
  • me përfitime të tjera, që zhvillimi dhe koha i dikton.

 

B / Në Kontratën Individuale të Punës (punësimit), ndryshe nga Kontrata Kolektive e Punës (punësimit), ku përshkrimet e të drejtave dhe të detyrimeve të palëve e të tjerë elementë që aty përcaktohen më në përgjithësi, sigurisht mbështetur mbi tëdrejtat ndërkombëtare,konventat,kushtetutën e vendit, kodin e punës e çdo pjesë të legjislacionit tjetër, që lidhet me legjislacionin e punës e të tjera vendime që lidhen me ato, pra, pa munguar asgjë nga legjislacioni,

duhet të bëjmë shumë kujdes që:

si bisedimetpër punësim (konkurim, kualifikim) ashtu dhe për projektin e Kontratës, të mos na / ju vendosin para një apo disa kushtesh detyruese e diskriminuese, që kanë të bëjnë, si me të drejtat e njeriut, ashtu dhe me të drejtat e tjera për:

 

  • liri bindjesh sociale,
  • liri besimesh,
  • liri organizimesh sindikale,
  • liri organizimesh profesionale,
  • liri bindjesh politike,

 

po ashtu dhe për të gjitha të drejtat e tjera që kanë të bëjnë,

 

  • me përfitimet ekonomike,
  • me përfitimet shoqërore,
  • me përfitimet për pushime,
  • me përfitimet për trainime(kualifikime),
  • me përfitimet për transportin,
  • me përfitimet për sëmundshmërinë,
  • me përfitimet për sigurimin e arsimimit,
  • me përfitimet për pensionet,
  • me përfitimet për barazi e
  • me të tjera të drejta apo dhe
  • me njohjen e saktë të çdo detyrimi që i punësuari ka apo do të ketë,

si ndaj punëdhënësit (punëdhënësve) ashtu dhe ndaj ligjit, ndaj rregulloreve e ndaj normave të tjera, për të cilat duhet të jetë i interesuar t’i kërkojë nga pala përkatëse e t’i vendosë (përfshijë) ato në kontratë, me shumë cilësi dhe pa fjalë, shifra apo dhe fjali të nënkuptueshme, të pa qarta, të dykuptimta etj.

 

Presidenti

Dr. Minella MANO

Lënda: Vërejtje dhe propozime për

Kontratën Individuale të Punës të MP/F

2005, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e

cilësisë të Kontratës

për vitin 2006.

Drejtuar:Drejtores së Përgjithshme të

Institutit të Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor, znj/ Elvana HANA

 Këshillit Administrativ të I.S.K.SH-së

Tiranë

 Për Dijeni: Mjekëve të Përgjithshëm / Familjes, në nivel kombëtar.

Disa vërejtje dhe propozime për,

KONTRATËN INDIVIDUALE TË PUNËS,

të Mjekut të Përgjithshëm dhe të Familjes-

2006.

Bazuar në vërejtjet dhe në diskutimet që janë kryer në ambientet ku shërbejnë mjekët e familjes, të cilët janë të kontraktuar me I.S.K.SH-në, me kontrata 1-vjeçare, Individuale të Punës, si dhe nga takimet e realizuara në grupe e veçanërisht, nga Takimi i realizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut,

më datë. 10/12/2005, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë,

me Temë: ” Mjeku i Familjes dhe Kontrata Individuale e Punës ”

Ju paraqesim shqetësimet tona:

me synim, takimin, diskutimin dhe mirrëkuptimin midis palëve,

që të njihen detyrat dhe të merren përgjegjësitë juridike dhe profesionale,

si nga Punëdhënësit ashtu edhe nga Punëmarrësit,

duke siguruar të drejtat dhe për të garantuar shërbimin cilësor ndaj pacientëve taksapagues.

 Tek baza ligjore (në hyrje)

Të shtohet ligji nr. 8615, dt.1/06/2000 “Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”

 Tek objekti

 -Kërkohet që Kontrata Individuale e Punës, për M/P/F nga afati 1(një) vjeçar, të bëhet më shumë se 1(një) vjeçar, si një garanci dhe qetësi të të punësuarit, si dhe një vazhdueshmëri të vetë institucionit punëdhënës e sidomos pacientit e marrëdhënieve të tyre njerëzore dhe institucionale.

 Për Kapitullin, Marrëdhëniet Financiare midis palëve

I.Paga Bazë

 

  • të shtohet një pikë ose pika ‘f ’: të ketë shpërblim deri në 1%të pagës bazë mujore për M/P/F në rast se plani i rimbursimit realizohet nën 100%; të ketë minus 1% shpërblim në se M/P/F e ka planin e rimbursimit mbi 100%, përfshi dhe masat që parashikohen në Kontratë.
  •  
  • Pika d:të shikohet koeficienti i pagesës për M/P/F për të rritur (tarifa për person) nga 5.1 në 15.3 lekë/person në qytet (volumi i punës është shumë i madh), për M/P për fëmijë, nga 10.2 në 30.6 lekë për person dhe për M/P/F për të gjitha moshat, nga 5.6 në 16.8 lekë për person, si nevojë e cilësisë së shërbimit dhe e motivimit të të punësuarit, si ofrues i shërbimit.

II. Pagesa për Shpërblim

të shtohet pika‘c’ : M/P/F të marrë, deri në dy shpërblime, pra 2(dy) paga mujore, në fund të vitit, bazuar në Kontratën Kolektive të Punës. të nënshkruar midis ISKSH-së dhe Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë.

Planifikimi i Shpenzimeve të

Rimbursimit-Përgjegjësitë e

D.R.S.K.SH-së

-Tek pika 3(tre) -M/F nuk mund të bëjë Akt-negocimi paraprak, me D.R.S.K.SH-në, sepse konsiderohet jo etike dhe bie në kundërshtim me betimin e Hipokratit.

-Pika 3(tre) të plotësohet: Plani i rimbursimit për M/P//F duhet bërë fillimisht, mbi

shpenzimet e vitit të kaluar , duke shtuar mesataren e pritshme.

 2.Për Kapitullin -Detyrimet e M/P/F.

Dispozita të veçanta

 Pika 1 . të shtohet, M/P/F duhet të jetë anëtar i Urdhrit të Mjekut.

Pika 5 të shtohet: në rastet kur M/P/F është me lejë të zakonshme, bazuar në kartelën personale të pacientit, të përshkruajë për të sëmurin kronik dhe recetën e muajit pasardhës.

 Për Kapitullin e III-të

 Pika 6 të ndryshohet : M/P/F  në rastet me ndryshim terapie ose vendosje mjekimi të ri, M/P/F duhet të bashkëpunojë me Mjekun Specialist dhe pastaj të jepet përgjigje rekomandimi nga ana e Mjekut Specialist.

Pika 8. - duhet të shtohet: …dhe sëmundshmërinë akute, dhe të përshkruhet në kartelë gjendja klinike e pacientit sa herë që të vizitohet.

M/P/F, duhet që të ketë domosdoshmërisht në kartelën e pacientit, një fotokopje në rast se ekzaminimet janë unike dhe mbahen nga Mjeku Specialist.

Pika 16 . të shtohet ..M/P/F në rastet e marrjes në evidencë të banorëve të rinj, domosdoshmërisht duhet të deklarojnë se cili M/P/F e ka patur në evidencë, me qëllim evitimet e pasaktësive.

Të hiqet ….e vërtetuar nga kryeplaku i fshatit ose kryetari i komunës.

Tek pika 16(gjashtëmbëdhjetë) …..deklarata e aktivitetit mujor, të mos ndryshojnë listat dhe formatet e statistikave me forma dhe në kohë të pacaktuara, sepse ndikojnë negativisht.

 3. Për Kapitullin e III-të -Detyrimet e M/P/F për Recetën

 Pika 5 të shtohet:Për çdo diagnozë duhet përshkruar jo më shumë se 3(tre) barna të rimbursueshmre në një recetë

Për Kapitullin IV- të -Detyrimet

e DRSKSH-së.

Pika 4 (katër) .. mendojmë se duhet specifikuar, se kontrolli i M/P/F arrihet vetëm nëpërmjet një stafi /kontrolluesish, shumë të kualifikuar, në të kundërt jo vetëm që nuk i shërbehet qëllimit institucional, por dhe diskriminon mjekun dhe konfliktuon marrëdhëniet.

 Tek pika 8(tetë)… Të shpërblejë M/P/F, bazuar në Kontratën Kolektive të Punës (niveli i parë dhe i dytë), të firmosur midis palëve përfaqësuese, të punëdhënësve dhe të punëmarrësve, si dhe pasqyrimit të 2(dy) pagave mujore shërblim dhe në kontratën individuale të punës, me përcaktim afati kohor dhe në rastet e mosrespektimit nga ana e punëdhënësit, masat ligjore përkartëse.

 Tek pika 9(nëntë).. të përcaktohet masa e shpërblimit dhe llogaritja e saj për çdo mjek, që zëvëndëson përkohësisht kolegun gjatë mungesave(të paaftësive).

Pika 12 të plotësohet: Trainimet/kualifikimet, për MPF të jenë të detyrueshme 2(dy) javë në vit, pranë një qëndre spitalore terciare ose rajonal, të paracaktuar nga Institucioni punëdhënës.

Pika 13 të përpunohet : DRSKSH, DSKSH, ASKSH-të, të verifikojnë rastet e reja të sëmundshmërisë kronike të pacientëve dhe të mësojnë nga kanë ardhur që të dërgojnë pranë ISKSH-së materialin për t’i spontuar/hequr në/nga qytetet/rrethet përkatëse, të verifikojne largimet dhe të verifikojne vdekjet. Fraza tjetër të hiqet.

4.Për Kapitullin e V-të - Të Drejtat e M/P/F

Tek pika 1(një) ..Të marrë rregullisht pagën për punën e kryer/e bërë, në masën e përcaktuar në Kontratën Individuale të Punës, si dhe të ketë të drejtë ta transferojë/kalojë atë në bankën ku ai/ajo dëshiron.

Pika 3(tre) të hiqet (përjashtuar rastet)

 4. Kapitulli i VI-të -Masat ndëshkimore/sanksionet

 Pika 1(një) të hiqet, pra farmacisti të mos e pranojë recetën dhe të mos e ekzekutojë atë.

 Tek ‘B’ - Pagesa e dëmit

Ekonomik

Pika 5,të hiqet sepse është trajtuar në ndërprerjen e kontratës, tek pika ‘ç’.

Tek ‘C’ -Gjobat.

 Pika 1: Duhet tësaktësohet se, cilat janë detyrimet e M/P/F për t’u ndëshkuar me gjobë( të mirëshkruhen).

Tek ‘Ç’ - Ndërprerja e Kontratës

Duhet futur edhe një pikë re pika 8 : për transferimin e M/P/F në një vend pune tjetër, në rast se nuk shihet e mundur ndërprerja e kontratës, për arsye shëendetësore, familjare ose probleme të tjera ligjore.

Pikë e re‘9’ : Kur M/P/F nuk i përgjegjet kërkesës për ndihmë mjekësore nga ana e Pacientit që ka nën patronazh/ndjekje përkujdesjeje.

Në fund duhet shtuar që : Zgjidhja e Kontratës të shoqërohet edhe me pagesën e dëmit ekonomik sipas pikës ‘B (nëse ka)’.

 

 

 

Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.