Foto nga konferenca pare e rinise

 

 

Foto nga takim rajonal rinor

 

 

 

Foto me studentet viti I FAkulteti Infermierise Tirane, 22-12-06

 

 

 

Foto me pedagoget e rinj te fakultetit te infermierise Tirane 13-12-06

 

 

Mendimi i të rinjve

dhe

bashkëpunimi konkret i strukturave ,

garantojnë jetëgjatësi Sindikale

dhe

zhvillim shoqëror .

 

Prej krijimit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Shqipërisë,

nga një grup kolegësh, të bindjeve e institucioneve të ndryshme,

më dt. 23 prill 1991,

filloi të konceptohej ndryshe shoqëria e të analizohej çdo fenomen

e ndodhi më objektivisht e nga shumë individë,

të cilët përfaqësonin një grupim individësh me interesa të përbashkëta

e që respektonin lirinë e shprehjes,

duke realizuar vendimmarjen demokratike si normë të re,

në një shoqëri në ndryshim.

 

Duke mos dashur t’i rikthehem kujtesës,

lidhur me çdo hap e punë të realizuar për strukturimin

dhe funksionimin e Sindikatës sonë, nga shumë kolegë të respektuar,

dua të falanderoj sinqerisht kontribuesit dhe vazhduesit pozitivë ,

të cilët mundësuan jo vetëm prezantimin e saj në pluralizmin e ri,

por dhe realizimin e një alternative mbrojtëse dhe kërkuese,

si për ndryshimet sociale ashtu dhe reformat shëndetësore e shoqërore në përgjithësi,

që përgjatë 12- viteve jetese Sindikale, mund të shprehemi se,

kemi qënë pjesë e rëndësishme e ndryshimit të Shoqërisë Shqiptare

dhe sot ndihemi si një lëvizje e përgjegjëshme dhe profesionale,

ndaj të cilës si anëtarësia ashtu dhe të punësuarit e këtij sektori,

duhet të besojnë më shumë.

Një nga synimet e grupimit, në vazhdimësi e kryesisht viteve të fundit,

ka qënë ofrimi dhe dëgjimi i mendimit të moshave të reja pranë strukturave tona,

jo vetëm si nevojë për shtimin e numurit dhe rinivimin,

por si domosdoshmëri e respektimit të mendimit dhe vlerësimit konkret të rolit të tyre në Sindikalizmin e ri dhe bashkësinë me shumë mosnjohje e strese

e cila mundohet të gjejë rrugën më të mirë drejt mirëqënies dhe demokracisë.

 

Megjithë dëshirën dhe punën e realizuar,

në marrëdhënie me të rejat e të rinjtë gjatë aktivitetit të kryer,

më lejoni të shpreh rezervat e mia , në emër të institucionit se;

  • Nuk kemi kuptuar plotësisht nevojën dhe rolin e të rinjve në tranzicion,
  • Nuk kemi dëgjuar me vëmendje vërejtjet dhe zërat e shkëputur të studentëve,
  • Nuk kemi ditur se si mund të ofrojmë nxënësit e shkollave shëndetësore,
  • Nuk kemi pranuar se forca shtohet me të rinjtë të anëtarësuar,
  • Nuk kemi mundur të japim në kohë informacionin e duhur,
  • Nuk kemi qënë këmbëngulës në krijimin e grupeve të vogla të punës,
  • Nuk kemi studiuar mentalitetet dhe dëshirat e rinisë,
  • Nuk kemi treguar hapje të sinqertë ndaj zgjedhjeve të tyre,
  • Nuk kemi pranuar se mund të drejtohemi nga ajo moshë,
  • Nuk kemi dëshiruar të përballemi me dijet e reja,
  • Nuk kemi reaguar në kohë ndaj problemeve të tyre,
  • Nuk kemi ngritur në cilësinë e duhur grupin e drejtimit,
  • Nuk kemi menduar për trashëgimin e strukturave,
  • Nuk kemi patur kërkesa për antarësi nga të rinjtë,
  • Nuk ka patur një koncept pozitiv rinia për sindikatat,
  • Nuk ka punuar shoqëria për kulturë të përgjithëshme,
  • Nuk ka lejuar mësimdhënia, marrjen e njohurive në shkolla,
  • Nuk ka programe e projekte nga shteti për sindikalizmin,
  • Nuk ka akoma një interesim për shoqërinë civile,
  • Nuk kemi ditur së bashku të koordinojmë mendimin e realizojmë qëllimin,

duke bashkërenditur problemet e ndërtuar strategjitë e duhura,

për arritjen e qëllimit tonë i cili i kontribuon dhe zhvillimit në tërësi.

 

Aktualisht ka disa përparime lidhur me konceptimin

dhe nevojën e angazhimit në sindikatë të të rinjve që në kohën e studimit,

ku ata mund të marrin njohuritë e nevojshme;

  • mbi të drejtat,
  • mbi kontratat,
  • mbi detyrimet,
  • mbi legjislacionin,
  • mbi punësimin,
  • mbi konkurimin,
  • mbi korrupsionin,
  • mbi protestën e grevën,
  • mbi bisedimet e partneritetin,

si dhe të tjera njohuri që organizimi dhe praktika t’i edukon e të bën të ndihesh

më i lirë e më disa mundësi për t’i përdorur, si individ e si grupim.

 

Të nderuar miq e kolegë;

Eshtë detyra jonë e njëkohësisht interesi juaj,

të jemi bashkë e të përfitojmë nga njeri-tjetri,

si qytetarë e si profesionistë

që Sindikalizmin e shohim si mundësi në një shoqëri,

ku interesat shpesh janë të dukshme e jo rallë janë shumë të fshehta e të vështira për t’i kuptuar e më pak për t’i luftuar ato negativet,

që dëmtojnë një shoqëri e një zhvillim.

 

Janë të rejat dhe të rinjtë, nxënës e studentë, specializantët e profesionistët e punësuar ata, për të cilët ne duhet të bëjmë më shumë e po vetë ata të dinë të mësojnë më shumë sot, që të mund të sigurojnë më shumë të drejta e më pak diskriminime nesër.

 

Një nga mënyrat për t’a përmbushur këtë synim sa më shpejt e më drejt,

do të ishte motivimi i organizatës, përgatitja profesionale e veçanërisht,

do t’i duhej të bashkonte forcat në përballjen e një krize,

apo të një situate të re e të panjohur më parë.

 

Eshtë në moralin e secilit anëtar dhe aftësitë e dëshirat e ç’dokujt,

që të mendojë, të gjykojë e të veprojë pa u diktuar,

sikundër është po normale të respektosh statutin, individin e grupimin;

 

  • ku ke dëshiruar të jesh,

 

  • ku ke debatuar,

 

  • ku je emocionuar,

 

  • ku je kualifikuar e

 

  • kuje ndierë pjesë e një së tëre,

pjesë ndihmuese, alternative e emër i dobishëm,

krahas të tjerëve miq e kolegë.

 

P ra, si bashkëpunëtorë,

si bashkësindikalistë të ndryshojmë e të bashkëjetojmë,

si aktorë dhe si përfitues.

 

Të ofrojmë ndihmesën tonë, jo vetëm si sindikalistë,

por si qytetarë të ndryshëm do të jetë

më e dobishme, më edukuese, më profesionale e më pluraliste .

 

 

Asgjë s’është e lehtë, por lëvizja cilësore dhe e vazhdueshme sindikale është e nevojshme, është alternativë konkrete dhe e prekshme, prandaj duhet përkrahur, duhet forcuar si nga individët ashtu dhe nga proçedurat demokratike, për të kontribuar jo vetëm sot në zhvillimin e shoqërisë e siguruar një jetesë më të mirë, me më shumë dinjitet, për çdo profesionist e punonjës, për çdo nxënës e student, për çdo pensionist e të papunë, si dhe të gjithë ata qytetarë, që nuk janë në gjendje të sigurojnë, për shkak të paaftësive jetesën e tyre.

Pavarësia e aktivitetit të secilit anëtar dhe kërkesa për arsimim, kualifikim, punësim e zhvillim e çdo individi tjetër, ndihmon në pavarësinë dhe lirinë e të tjerëve, duke siguruar normalitet i cili do të ndikonte, në realizimin e zgjidhjen e kërkesave dhe realizimin e synimeve si të grupimit ashtu dhe emancipimin e shoqërisë.

 

 

Do të duhet të investojmë si individë, për një shoqëri,

ku të respektohen të drejtat dhe ku qytetari të kuptojë e respektojë detyrimet e tij,

sepse vetëm me kontribute dhe respektim të normave të bashkësisë,

do të mund të garantojmë një të ardhme më të mirë, për vete dhe familjet tona.

N e jemi të ndryshëm dhe duhet të respektohemi seriozisht,

sikurse nga stadi ku ndodhemi e qëndrimi që mbajmë,

më duhet të besoj se s’kemi shumë dallime,

por shumë dilema e shumë mundësi,

në rast se duam të bëjmë më të mirën e jo më të ligën .

 

 

Vetëm në rastet kur të jemi të tillë, do të mund të vlerësohemi nga të tjerët, sot e në të ardhmen e shoqëria do të mund të ndiejë se po ndryshon pozitivisht, se po njeh më mirë realitetin e se mundet të krijojë si vizionin për të ardhmen, ashtu dhe të përcaktojë prioritetet e rrugët me të cilat do të mund të integrojë, si individin e interesuar, po ashtu dhe indiferentin do t’a përballë para vështirësive e dilemave, që ai vetë duhet t’i zgjidhë e të garantojë jo vetëm punësimin, por dhe arsimimin, kualifikimin e jetesën në një nivel e dinjitet normal.

Vetë shoqëria ka nivele të ndryshme të shtresave sociale, sikundër individët kërkojnë të zenë vendin e tyre në këtë realitet dhe për këtë nuk duhet vetëm të votosh demokratikisht e të organizohesh në parti të ndryshme politike, por të bëhesh pjesë e domosdoshme e ndryshimit, pjesë përgjegjëse dhe përfituese, ndryshe nuk mund të presim atë zhvillim, atë arsimim, atë jetesë që shumë prej nesh dëshirojnë e të tjerë që duan të trashëgojnë.

 

 

Ndryshimi ndodh çdo ditë,

vetëm në ato grupime sindikale profesionale ;

 

  • kur,individi i ri apo ai me eksperiencë kontribuojnë aktivisht,
  • kur,anëtari i vjetër apo simpatizanti i ri respektojnë njeri-tjetrin,
  • kur,i arsimuari i ri apo i kualifikuari i vjetër dinë të njohin zhvillimet,
  • kur,mosha e kaluar pranon konceptet e praktikat e reja,
  • kur,individët e zgjedhur pranojnë rifreskimin dhe i hapin rrugën rinisë,
  • kur,eksperienca rezultative kupton se fryma e re është alternativa e së nesërmes,
  • kur,aksioni dhe forca konkrete pranon gjallërinë dhe dijet studentore,
  • kur,studenti, profesori, i punësuari dhe i papuni janë sindikalistë,
  • kur,profesori dhe studenti janë së bashku në një grupim opozitar,
  • kur,Grupimi Sindikal që i përfaqëson të gjithë kontribuesit aktivë,

garanton një lëvizje drejt zhvillimit dhe proçeseve demokratizuese,

jo vetëm për ata si individë,

por dhe të tjerët,

që për shkaqe e mendime të ndryshme rrinë akoma larg e

nuk rezikojnë aspak nga statusi i tyre aktual,

duke mos njohur drejt realitetet e reaguar ndaj tyre në kohë,

duke penguar shpejtimin e forcimit intelektual të strukturave sindikale

dhe

duke qënë individë pasivë të një shoqërie s’duan rinovimin e tyre.

 

Sindikata e Shëndetësisë,

si pjesë aktive e Shoqërisë sot,

 

ndjen nevojën e rritjes së rolit ngacmues, inicues e ndihmues ;

  • si qytetarë,
  • si studentë,
  • si familjarë e
  • si profesionistë.
  • sidomosdoshmëri e kohës së re, me shumë shqetësime e shumë konkurencë.

 

I besueshëm do të jetë, vetëm ai grupim profesional ;

 

  • i cili pranon çdo bindje dhe mendim,
  • i cili kërkon të ndryshëm brenda tij,
  • i cili mendon në interes të gjithë kontribuesve,
  • i cili vlerëson idetë dhe vizionet e çdo anëtari,
  • i cili trajton pa dallime gjinitë e grupmoshat,
  • i cili nuk dhunon dhe diskriminon asnjeri,
  • i cili punon për kualifikim dhe arsimim,
  • i cili demokratizon strukturat dhe vendimmarjet e respekton e mbron të drejtat e dinjitetin e individit.

 

T ë realizohet ky synim i drejtë,

nuk duhet vetëm të dish e të kërkosh,

por të mësosh, të konkurosh e të kontribuosh në vazhdimësi,

ndryshe synim i dhe dëshira do të ngelen shumë larg njëra-tjetrës .

 

Të ëndërrosh është një e drejtë, por ngelet vetëm ëndërim e jo një realitet;

që të ndihmon,

që të ngacmon,

që të ofron,

por duhet individi vetë të zgjedhë midis realitetit dhe ëndërimit.

 

Sa më shumë njerëz të zgjedhin realitetin dhe kontributin,

aq më shumë mundësi ofrohen për shoqërinë e

sa më pak të ngelen indiferentët e të pa diturit e pa dëshiruar,

aq më pak mundësi pengimi e zhvillimi do të kemi e

shumë më pak do të pengohemi,

për të mos qënë një shoqëri në varfëri e njerëz në radhë për asistencë.

Duhet përsëri të prapambeturit të përkrahen nga shoqëria e kjo mundësi është prezente, tek të tjerë individë apo grupime që duan të ndihmojnë e janë të bindur se vetëm së bashku si shoqëri, do të mund të jemi më të vlefshëm e do të sigurojmë një ambient më të qetë për investime të dëshiruara .

Të sigurojmë palët e grupimeve të ndryshme të shoqërisë për demokratizim, do të thotë të garantojmë të ardhmen tonë me më shumë liri e mirrëkuptim, për të mundësuar një bashkëjetesë më të qetë e një zhvillim më të shpejtë si në arsimimin ashtu dhe në përfitimin social e ekonomik, të individit ashtu dhe të shoqërisë në tërësi.

Ne tani si kolegë, bazuar në dijet dhe detyrat funksionale,

mbas shumë vitesh organizimi e ballafaqimi,

me probleme, shqetësime, pushtete,

politika e përballje konceptesh e mentalitetesh,

brenda strukturave e jashtë organizimit sindikal,

dimë se ;

ku kemi fituar e dështuar,

ku jemi forcuar e dobësuar,

ku kemi nxituar e jemi frenuar,

ku kemi ditur e s’ishim të përgatitur, sa dhe si duhej,

për ti bërë ballë presioneve dhe qëllimeve eliminuese,

ndaj grupimit tonë sindikal-profesional,

nga pushtete, politika e të tjera institucione negative ,

por dhe coptimit të çdo organizimi shoqëror,

i cili funksiononte realisht si opozitë dhe si kontribues pozitiv i zhvillimeve,

jo vetëm sindikale e shoqërore, por dhe juridike e integruese.

 

Mund të themi se nga eksperienca e kaluar dhe nga zhvillimet aktuale, duhet të tërheqim vëmëndjen të gjithë atyre individëve,

që shohin dhe ndiejnë,

se shoqëria po përballet me shumë mosnjohje dhe fenomene të vështira,

të cilat po tregojnë se ;

jemi të pa përgatitur akoma si individë dhe si grupime,

për të tejkaluar pozitivisht ndryshimet dhe

për të rezistuar në një tjetër të ardhme të shpejtë,

me sa më pak vuajtje dhe pasoja negative,

për të gjithë e veçanërisht,

për të rrinjtë që akoma;

s’kanë njohur fenomenet,

s’kanë përfunduar arsimimet,

s’kanë realizuar kualifikimin e nevojshëm,

s’kanë filluar konkurimet,

s’kanë njohur të drejtat e legjislacionin,

s’kanë kuptuar rolin e grupimit dhe individit,

s’kanë mësuar se si funksionon një administratë,

s’kanë dashur të konfliktuohen me dhunuesit,

s’kanë kontribuar në sindikata,

s’kanëfilluar punësimet e

të tjera përgjegjësi që jeta t’i dikton e

që duhet të gjënden të përgatitur

në çdo situatë e për çdo specifikë të individit.

 

Ne duhet të parashikojmë se çdo të ndodhë me lëvizjen sindikale nesër,

për të mos u përballur me të panjohura e të padëshirueshme,

ku ne të humbim e të dështojmë,

prandaj duhet të studiojmë që sot ;

 

  • konceptet,

 

  • interesat,

 

  • konfliktet,

 

  • faktorët,

 

  • politikat,

 

  • aktorët,

 

  • nevojat e shoqërisë

 

  • zhvillimet në tërësi dhe

 

kjo mund e duhet të bëhet nga secili, në këndvështrimin e tij si qytetar, por dhe si profesionist sindikal .

Të bëjmë më shumë,

për të fituar më shumë të drejta e për të ditur më shumë nga jeta,

për më shumë dinjitet i cili do të mundësojë të tjera mëndësi e shumë përfitime,

në interes të drejtpërdrejtë të atij që punon e që investon,

me shpresë se do të mund të jetojë një jetë më të kuptimtë,

me më shumë të ardhme.

 

Programi i zhvillimit të Konferencës.

 

E martë, dt. 29 prill 2003, ora 10:00.

 

Salla “Dea” Hotel MONDIAL, Tiranë.

 

Me rastin e 12-Vjetorit ( 23 prill 1991- 23 prill 2003)

të krijimit e fillimit të funksionimit të

Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Shqipërisë ;

 

Zhvillohet, KONFERENCA e Parë e RINISE

SINDIKALE të SHENDETESISE.

 

Ora 09:00-09:30…regjistrimi i pjesëmarësve.

Ora 09:30-09:50…marja e informacionit dhe materialeve.

Ora 10:00……….hapja e Konferencës.

 

Nga Presidenti i Federatës së Shëndetësisë, z. Minella MANO.

 

Diskutim / Ne duhet të jemi pjesë e ndryshimit pozitiv të Shoqërisë.

Nga përfaqësuesi i Rinisë së Federatës , z. Rezeart Agolli.

 

Diskutim / Mendimi i të Rinjve dhe bashkëpunimi konkret i strukturave, garantojnë jetëgjatësi Sindikale dhe zhvillim Shoqëror.

Nga presidenti i Federatës, dr. Minella MANO.

 

Diskutime të lira, nga pjesëmarrësit.

 

Prezantimi nga dr. Klement Cani, përgjegjës programi i Qëndrës GALAXY,

Tiranë i ekzaminimit me Skaning Test D.D.F.A.O.

 

Pyetje dhe përgjigje.

Propozimet dhe zgjedhjet e përfaqësuesve të Rinisë.

 

Ora 13:oo-Mbyllja e Konferencës.

Ora 13:3o-Dreka.

 

Faleminderit.

 

Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.