Durres, 9 prill 2009

Durres 9 prill 2009

Te rinjte ne rrjete sindikatash
Durres, 9 prill 2009

Durres 9 prill 2009


Durres, 9 prill 2009

Durres 9 prill 2009


Vlore, 3 prill 2009

Vlora 3 prill 2009


Vlore, 3 prill 2009

Vlora 3 prill 2009


Vlore, 3 prill 2009

Vlora 3 prill 2009

 

 


Tirane, 23 janar 2009

 

 

Projekti Rinia

“Të rinjtë në rrjete Sindikatash”, Viti 2009-2010
Ky projekt do te shtrihet në rrethet: Tiranë, Vlorë, Korçë, Shkodër, Elbasan

Gjatë vitit të parë, projekti do të vazhdojë të ruajë idenë e nisur në vitin 2006, duke i shtrirë takimet dhe studimet edhe në rrethet e Elbasanit dhe Shkodrës. Në këto rrethe, si edhe në të tjerat, do ketë takime me studentët për t’i informuar ata në lidhje me rolin e sindikatave, legjislaturën, statutin, kontratat e punës. Të dhënat e studimit nëpërmjet pyetësorëve në këto rrethe do t’i shtohen studimit të parë, duke e bërë atë më shumë gjithëpërfshirës e krahasues.
Të gjitha eksperiencat dhe informacionet e mbledhura nga eksperienca e mëparshme në Korçë, Vlorë dhe Tiranë, do të përdorën për t’i afruar të rinjtë sa më pranë Sindikatës së profesionit.
Rezultatet e studimit dhe konkluzionet e të gjitha takimeve do të prezantohen në media, në një konferencë të gjerë si dhe do të publikohen në një broshurë informative si dhe në faqen e internetit.

Gjatë vitit të dytë të aktivitetit, do të synohet që të zgjidhen personat më të motivuar, si studentë ashtu edhe të rinj që i kanë përfunduar studimet në mënyrë që të trajnohen. Ata do të shërbejnë si pika kontakti për zonat e tyre dhe vazhdimisht do të organizojnë seminare dhe takime duke iu siguruar studentëve të gjitha informacionet e nevojshme rreth sindikatës,  legjislacionin dhe kontratat, të drejtat dhe siguria në punë si dhe shumë cështje të tjera në lidhje me  ambjentin e punës. Për këtë arsye kjo fazë mund të njihet edhe me emrin “Trajnimi i Trajnerëve”. Informacioni do t’i jepet pikave të kontaktit në seminaret e organizuara në rrethin përkatës. Seminaret e trajnimit të trajnerëve do të përmbajnë tema të tilla si sindikatat, kontratat individuale dhe kolektive të punës, negocimi, lidershipi, menaxhimi i konflikteve, roli it ë rinjve në sindikatë, etj.

Synimi i këtij projekti është aftësimi i të rinjve të jenë të përgatitur e të organizuar në sindikata, në mënyrë që ti përdorin ato si një instrument për të përballur veshtirësitë e të nesërmes.

Në hapat e para të projektit janë kryer tashmë disa takime me të rinjtë në disa prej rretheve të sipërpërmendura.

 

 

Home       |        Historik     |         Statuti       |        Partneret      |         Aktivitetet       |       Kontakt
Copyright © DanielM . All rights reserved.